Home Politike Rama nis vizitën zyrtare në Japoni, takim me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit...

Rama nis vizitën zyrtare në Japoni, takim me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama, ka nisur mëngjesin e sotëm vizitën e tij zyrtare në Japoni, e cila do të zgjasë deri më datë 25 shkurt. Takimi i parë i kryeministrit ka qenë me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku u diskutuan një sërë projektesh me rendësi. Pamjet nga dita e parë e vizitës i ka bërë publike vetë kryeministri Rama në rrjetin e tij social “Facebook”.

‘MIRËMËNGJES dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë’– shkruan Rama.

Previous article“Për fitoren e Bashkisë së Durrësit dhe realizimin e një programi ambicioz”, mesazhi i Metës: Igli Cara njeriu që do të sjellë ndryshimin
Next articleBizneset dyfishojnë investimet në blerjen e tokave gjatë vitit 2021