Home Politike Rama nis vizitën zyrtare në Gjermani, pritet nga Kancelari Scholz

Rama nis vizitën zyrtare në Gjermani, pritet nga Kancelari Scholz

Kryeministri Edi Rama nisi vizitën zyrtare në Gjermani, ku u prit në Berlin nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Rama ndau në rrjetet sociale momente nga pritja prej kancelarit Scholz.

Vizita zyrtare në Berlin e Kryeministrit Rama fokusohet tek roli pritës i Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, rol të cilin ajo e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 nëntor 2022.

Pas takimit Rama dhe Scholtz do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Previous articleVIDEO/ Ja si është transformuar Toka në 100 milionë vitet e fundit
Next articleDakordësimi Kosovë-Serbi për planin e BE-së/ Ministria e Jashtme e Sllovakisë: Presim qasje konstruktive në negociatat e ardhshme