Home Slideri Rama nis fitoren e PS-së nga Durrësi. Prezantohen kandidatët

Rama nis fitoren e PS-së nga Durrësi. Prezantohen kandidatët

DSC_7053Nga Xhevo Gradica / Edi Rama ka hapur në mbrëmje fushatën për zgjedhjet e 23 qershorit duke prezantuar kandidatët e Rilindjes. Kryetari socialist është ndalur tek programi Rilindjes duke kërkuar nga zgjedhësit e qarkut të Durrësit të zgjedhin alternativën socialistë si alternativë në shërbim të zhvillimit evropian të Shqipërisë. Rama pasi ka analizuar gjendjen tejet të rëndë të sektorit arsimor e shendetësor, të biznesit të madh e të vogël, të bujqësisë dhe infrastrukturës ka kërkuar votën për të Rilindur Shqipërinë. Në Durrës Edi Rama ka ritheksuar se sfida e tij do të jetë rimëkëmbja e ekonomisë dhe kthimi besimit tek qytetarët që vendi ka të gjitha mundësitë të ribëhet.

Deklarimet e kryesocialistit Edi Rama
Sot është dita e Evropës. 9 majin Evropa e përkujton si ditën e çlirimit nga një e keqe shumë e madhe. Durrësi është porta e vjetër e Evropës për Shqipërisë. Jam shumë krenar që kam ardhur këtu së bashku me skuadrën e Rilindjes për qarkun e Durrësit. Ky ekip përfaqëson qytetin e fshatin, Durrësin, Krujën dhe Fushë-Krujën; përfaqësojnë nevojën e këtij qyteti për të shkuar përpara, endrrën dhe shpresat e këtyre njerëzve për punë të ndershme dhe se sigurinë se e ardhmja e fëmijëve është e garantuar dhe e hapur në rrugën drejt familjes evropiane. Më duhet të ndalem e të respektoj tre burra që nuk janë në skuadrën tonë të re. Shpreh falenderimin për Gazmir Bizhgës, një miku e bashkëpunëtorit tim dhe të PS si pjesë e përpjekjes sonë të përbashkët që mbetet një ndër socialistët e nderuar e të admiruar. Respekt për deputetin Hazir Gashi, burrin e mençur e i shtruar të cilit i shpreh falederimin për gjithëçka që bëri. Dua të falenderoj e t’i shprehë mirënjohje Edison Konomit që ishte pjesë e skuadrës sonë dhe sot është pa asnje dyshim një nga burimet më të çmuara të gjeneratës së re këtu në Durrës. Kështu siç jemi sot, më shumë e më të bashkuar se kurrë, ne do ia dalim që në qarkun e Durrësit të realizojmë një fitore historike për të majtën e bashkuardhe për të gjitha forcat opozitare për t’i dhënë fund rrënimit të vazdhueshëm dhe të krijojë kushte për Rilindje shqiptare. Durrësi ka shumë arsye që me 23 qershorë të votojë për Rilindjen. Arsye që janë në listën e borxheve ushqimoreve; arsye për të gjithë ata që kanë hapur një biznes të vogël e që janë të mbytur nga tatimet e këtij pushteti të sotmë që nuk do t’ia dijë për njerëzit e zakonshmëm të cilët sigurojnë ekonominë me djersë e sakrificë; arsye që janë pas derës së çdo shtëpie, aty ku prindërit e këtij qyteti, socialist e demokratë që rrisin fëmijë të cilët shkojnë në shkollë por që fatkeqësisht kthehen në pengje të këtij sistemi arsimor të falimentuar, të një sistemi arsimorë që në tetë vitet e fundit ka prodhur 57 përqind analfabet funksionalë të 15-vjeçarëve. Kaq mjafton për një qeveri të ikë larg dhe sa më shpejt që fëmijët i ka lënë në mëshirën e këtij fati të papranueshëm për Evropën dhe Shqipërinë që 100 vjet pas krjimit të shtetit të vet përballet me këtë analfabetizëm. Kanë arsye që me 23 qershor të votojnë PS të gjithë sipërmarrësit që në rrugën e punës kanë gjetur pengesa pas pengesash, kanë gjetur monopolet, kanë gjetur klientët e pushtetit, kanë gjetur gjandarët e tatimeve, kanë gjetur padrejtësitë e që sot përpëliten në ethet e një falimentimi nëse nuk bëhen pjesë e përpjekjes për t’i dhënë fund rrënimit duke iu bashkuar Rilindjes shqiptare. Kanë arsye me 23 qershor të votojnë Ps të gjithë shqiptarët që jetojnë në fshat e që ndeshen me kostot e prodhimit të papërballueshme. E pra vota për Ps sdo të heqë taksën e biznesit të vogël, do i jap fund qëndrimit duarkryq të qeverisë përballë analfabetizmit, do të bëjë që çdo sipërmarrës t’ia dalë përmes talentit të tij në rtrugën e lirë të konkurencës. Vota për PS do të bëjë që kostot e prodhimit të ulen që çdo familje në fshat të prodhojë për vete dhe të shesë me çmime më të ulta për qytetin. Vota për PS do të bëjë që kujdesi shendetësor tëmos jetë më mall që blihet siç ndodh sot. Ne themi qartë dhe prerë se do të afrojmë shërbime sipas nevojës jo sipas xhepit dhe me ne shërbimi shendetësor do të jetë falas. Vota për PS do të thotë votë për një Shqipëri të pastër jo Shqipëri të mbytur nga plehrat. Vota për PS këtu në Durrës do të thotë t’i hapim rrugë atij zhvillimi që ka projektuar kryetari bashkisë Vangjush Dako por që sot e gjithë ditën mbetet i penguar nga qorrët e shurdhët e qeverisë. Vota për PS këtu në këtë qark do të thotë t’i japim fund rrënimit të Krujës e ta kthejmë atë në vendin e krenarisë kombëtare dhe jo në vendin ku sot shikon pasqyrën e një turpi të pashembullt. Atë që i ka bërë në këto tetë vjet Krujës Saliu, nuk ia kanë bërë dy sulltanë dhe tre rrethime. Vota për PS është një votë për të rilindur, është një votë ëndrrat dhe shpresat, është votë për ta bërë Shqipërinë atdheun e përbashkët për të gjtihë, është një votë për t’i dhënë këtij vendi një qeveri në shërbim të njerëzve.

Gëzim Agasi
Jam ekonomist në profesion. Ju e shikoni dhe po e përjetoni çdo ditë si është rrënuar dhe se si po rrënohet ekonomia. Ne duhet të ndalim këtë rrënim dhe ju e keni këtë mundësi duke votuar Rilindjen.
Taulant Xheraj
Kandidoj me bindjen më të plotë se PS do të sjellë besimin e shumëprtitur për ne
Sokol Sula
Jam me profesion oficer policie. Strukturat e PS ma besuan mua këtë privilegj. Do të punoj për t’i dhënë qarkut tim dinjitet
Kokomani Gjepalaj oficer policie në profesion
Jam shumë i motivuar sikurse edhe ju. Kemi një program të detajuar si program të Rilindjes. Jam më shumë i motivuar se këtë program do e zbatojë në jetë kryeministri i ardshhëm, Edi Rama
Artur Bushi nga Kruja
Jemi dëshmitarë se si po masaktohet kjo natyrë e mrekullueshme në Krujë nga njerëz të lidhur ngushtë me Sali Berisha. Në vitin 2011 nga 6 njësi vendore në Krujë, katër u fituan nga PS. Jam i bindur se me 23 qershor në rrethin e Krujës do fitojë PS, do fitoni ju.
Shkëlqim Troplini kandidat në Rrashbull
Kemi punuar e do të vazdhojmë të punojmë që me 23 qershor t’u japin shqiptarëve Rilindjen e shumëpritur
Gentian Bejko
Jam i priviligjuar që jam pjesë e kësaj fushate. Qarku Durrësit ka pasuri natyrore, historike por ka edhe tokë bujqësore e lënë si në mjesjetë nga qeveria Berishës. Do i japim jetë dhe zhvillim zonës rurale. Do zgjidhim çështjen e lagalizimeve dhe strehimeve.
Namik Dokle
Jam krenar që bëhem pjesë në këtë qark jo vetëm se kam lindur këtu, por se ndodhet në trekëndëshin :Skënderbeu në Krujë, Mujo Ulqinaku Në Durrës dhe Nënë Tereza në Krujë. Do të marrim 10 mijë vota më shumë se në vitin 2009. Drejtësia është nën thundrën e ekzekutivit, ne do e clirojmë nga thundra e pushtimit të Berishë. Me votën tonë do të vemë drejtësi për viktimat e Gërdecit, për viktimat e 21 janarit
Ilir Beqja
Berisha premtoi zhvillim, solli fabrika çimentosh; premtoi biznesmen serioz, solli Damir Fasllic. Kriza është sot në kulmin e saj dhe shqiptarët ndihen gjithnjë e më keq. Ne premtojmë që me programin tonë të krijojmë 300 mijë vende pune në katër vitet e ardshhme.
Klodiana Spahiu
Kjo pritje na bën entuziastë. 8 vite përjetuam varfëri ekstreme. Duhet të tregojmë së bashku se si punohet për Rilindjen shqiptare, për fëmijët tanë. Të besojmë e të votojmë për kryeministrin tonë Edi Rama i cili do e ndryshojë Shqiptërinë evropiane,.
Blendi Klosi
Fushata nisi në Durrës dhe kjo është mbarësi për të gjithë ne. 45 ditë do i shpjegojmë qytetarëve pse duhet të votojnë programin e Rilindjes, pse duhet të votojmë Edi Ramën kryeministrër, pse duhet që qytetarët e Durrësit të votojnë Rilindjen e jo rrënimin. Jam shumë i lumtur që jam bashkë me ju në këtë garë të vështirë për të ndryshuar Shqipërinë. Kjo do të jetë mbyllja e epokës së tranzicionit dhe epoka e re me Edi Ramën kryeministër.

Lista e kandidatëve të Partisë Socialiste në Durrës1. Blendi Klosi
2. Klodiana Spahiu
3. Ilir Beqaj
4. Namik Dokle
5. Gentian Bejko
6. Artur Bushi
7. Shkëlqim Troplini
8. Jurgis Çyrbja
9. Sokol Sula
10. Ardian Kokomani
11. Gëzim Agasi
12. Tauland Xheraj
13. Erald Hasanaj

Previous articleDurrës, Në panik demokratët me kandidaturën e Dukës, Xhuvelit, Strazimirit. Zhgënjime edhe tek socialistët
Next articlePas dy sezonesh mjaft të mira Sheta largohet nga Teuta