Home Politike Rama në Sukth të Ri: U frenuan prurjet nga argjinatura e ndërtuar!...

Rama në Sukth të Ri: U frenuan prurjet nga argjinatura e ndërtuar! E përballuam mirë, dikur këtu bëhej liqen nga shiu

I shoqëruar nga kryebashkiakja, Emirjana Sako, kryeministri Edi Rama ka vizituar zonën e Durrësit, në zonën e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”. Ai tha se prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme.

“Në Durrës (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares së bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme

Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura”, tha Rama.

Më tej Rama tha se reshjet e dendur në Durrës u menaxhuan më së miri, pasi sipas tij më parë Durrësi bëhej liqen.

“Përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë, dikur këtu behej liqen. Ishte sprovë e madhe se kishte volum të madh, por përgjithësisht Durrësi ishte mirë.Por kur ka reshje të mëdha, është si puna e lavamanit, hap lavamanin dhe po e çove me furi, bllokohet se nuk ka mundësi që t’i thithë të gjitha”, tha Rama./Shqiptarja.com

Previous articleLinda Rama prezanton platformën e saj online: Një portë dixhitale mbi jetën profesionale
Next articleEMRAT/ “Furtunë” në policinë e Beratit, përjashtohen 7 efektivë