Home Politike Rama në kantieret e shkollave që po rindërtohen në Kamëz: Do dalin...

Rama në kantieret e shkollave që po rindërtohen në Kamëz: Do dalin më të bukura se ato që rrënoi tërmeti!

Rreth 9 mijë nxënës në Kamëz do ta nisin vitin e ri shkollor në ambientet e shkollave të reja. Ndërsa inspektoi punimet në kantieret e rindërtimit të shkollave, kryeministri Edi Rama thotë se ato do të ndërtohen më të mirë dhe më të bura se ato që rrënoi tërmeti i 26 nëntorit.

“Në kantieret e Rilindjes së Shkollave, Kopshteve e Çerdheve nga gërmadhat e tërmetit shkatërrimtar, prej ku po dalin objekte arsimore pakrahasimisht më të mira dhe më të bukura se ato që rrënoi tërmeti”, thotë Rama.

Janë rreth 11 kantiere ku po punohet për rindërtimin e shkollave në Kamëz, ndërsa kreu i kësaj Bashkie, Rakip Suli u shpreh se objekte do të jenë gati në shtator.