Home Kulture Rama ndan performancën e veçantë të artistes japoneze, me serenatë korçare

Rama ndan performancën e veçantë të artistes japoneze, me serenatë korçare

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një performancë të veçantë, të luajtur nga një artiste japoneze në kuadër të vizitës së tij në Tokio.

Artistja japoneze interpretoi serenatën korçare “Perëndeshë e bukurisë”, gjatë një pritje të organizuar në Tokio, për nder të vizitës së delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, Rama ndodhet në Japoni së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij japonez, Fumio Kishida zhvilluan dje një konferencë të përbashkët për mediet. Rama ftoi kryeministrin japonez që në të ardhmen të vizitojë Shqipërinë ndërsa dha lajmin se së shpejti Japonia do të dërgojë një të dërguar special posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Previous article“Mazhorancës i duhet një opozite e fortë në parlament”, ambasadori i Italisë nga Shkodra: Njerëzit kanë nevojë për zgjidhje të problemeve të tyre nga politika
Next article‘Pranvera universitare’/ Pedagogët dhe studentët u rikthehen protestave