Home Politike Rama ndan fotot nga Piramida, mijëra qytetarë në godinën e transformuar

Rama ndan fotot nga Piramida, mijëra qytetarë në godinën e transformuar

Piramida i është rikthyer Tiranës me një dimension të rilindur dhe një madhështi ndryshe nga më parë, si zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit dhe destinacioni më i madh i teknologjisë digjitale në rajon.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Piramida, ku qytetarë të shumtë vizitojnë ambientet e transformuara, duke u ngjitur me shkallë që e bëjnë ngjitjen shumë të lehtë për të arritur në majë të saj.

Projekti ambicioz për rijetësimin e ka transformuar si kurrë më parë këtë hapësirë, në një stoli për kryeqytetin me perspektivën e një prej pikave më të vizituara në të ardhmen për të gjithë turistët që vijnë në Shqipëri.

Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë. Institucioni arsimor TUMO Tirana do të drejtojë Piramidën pas rinovimit të saj. Ai do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

Previous articleFSK-ja gati për stërvitjen e madhe “Defender Europe” me 5 ushtri të NATO-s, nënkoloneli jep detajet e fundit
Next article“La Belle De L’Adriatique”, 146 turistë të huaj vizitojnë Vlorën