Home Slideri Rama: Me votën e 23 qershorit do ndalojmë barbarinë ndaj trashëgimisë kulturore

Rama: Me votën e 23 qershorit do ndalojmë barbarinë ndaj trashëgimisë kulturore

rama4Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot programin “Për një Rilindje shqiptare” në qytetin e Durrësit. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se vota e 23 qershorit për Partinë Socialiste është votë për të frenuar barbarinë që po i bëhet mjedisit dhe trashëgimisë kulturore. “Ne kurrë nuk do e kishim lejuar atë që ndodh në Krujë, nëse voton për ata që sot qeverisin voton për 4 vjet të tjera shfrytëzimin barbar të Krujës si një vend ku prodhohet çimento, digjen rrota makinash për prodhuar gëlqere dhe ku nga shitjet përfitohet para sot për sot nga një grup njerëzish në dëm të një pasurie që po ç’bëhet dita- ditës dhe për ta kthyer Krujën në një gërmadhë të pabanueshme. Ne jemi të hapur ndaj një politike të re dhe krejtësisht të ndryshme për të frenuar barbarinë” tha Rama. Sipas Ramës vizioni i PS-së i cili është pasqyryar edhe në programin për kulturën mbron trashëgiminë kulturore. “Ne kemi një program që na ndan nga ata që sot e gjithë ditën qeverisin Shqipërinë. Për ne vizioni i një Shqipërie të zhvilluar është për të mbajtuar atë që kemi trashëguar si komb ndërkohë që këndvështrimi i tyre është të fitojnë sot për sot pavarësisht se çfarë kemi trashëguar. Ne nuk jemi kaq të pasur sa të lëmë pas dore monumentet e mëdha, por nuk ka gjë më të rëndë për një vend se varfëria e aspiratave. Ky vend nuk do ketë ndonjë qeveri më të varfër në aspirata se kjo që qeveris” tha Rama. Rama theksoi se me votën e shqiptarëve në 23 qershor Partia Socialiste do të mund të ndalojë barbarinë që po bëhet në të gjitha qytetet e Shqipërisë si në Gjirokastër, Berat, Sarandë, Durrës etj. “Është me rëndësi që ata flamur dhe shqiponjë ta mbash lart që nuk zhvillohet përmes klithmave nacionaliste, por përmes një vizioni ku rrugët e zhvillimit garantojnë trashëgiminë kulturore kalojnë nga brezi në brez një thesar vlerash kulturore, të cilat kanë ardhur në këto 20 vjet të dëmtuara a thua se Shqipëria ka qenë pre e sulmeve më barbare të globit. Këto 20 vite nuk ka pasur pushtime barbare, por politikë shqiptare për Shqipërinë dhe është kjo politikë që e ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të këtij thesari që nuk e kanë shkatërruar as piratët edhe barbar . Dhe ne rast se nuk e ndalim këtë rrugë do jetë vetë shkatërrimi. Nuk do lejojnë që Kruja të shihet si gurore apo fushë që djeg goma për gëlqere, por që ditët e para do e shohim si vend pjesë e rëndësishme e historisë, ashtu dhe me Durrësin, dhe qytete të tjera. Duke përfunduar me Beratin dhe Gjirokastrën që nuk mund të jenë vende të papunësisë, së shkatërrimit dhe ndotjes, por dy vende ku bota i konsideron se kanë qenë thesare të veta”, shtoi më tej Rama.

Previous articleRusia, Nikaragua shkatërrojnë një rrjet droge
Next articleMë sill pak det!