Home Politike Rama liron nga detyra zv.ministren e Kulturës, Meri Kumbe

Rama liron nga detyra zv.ministren e Kulturës, Meri Kumbe

Zëvendësministrja e Kulturës, Meri Kumbe është liruar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave. Vendimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Meri Kumbe, zëvendësministër i Kulturës, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet në vendim.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Meri Kumbe u emërua në detyrë në shkurt të vitit 2022.

Previous articleTë paktën 34 të vdekur kur një automjet shërbimi dhe një autobus pasagjerësh u përplasën në Algjeri
Next articleU dëmtua në kanionet e lumit Erzen, policia shpëton turisten gjermane me dy fëmijët e saj të mitur