Home Politike Rama: Kundërshtarët tanë janë problemet që duhen zgjidhur, me 14 maj do...

Rama: Kundërshtarët tanë janë problemet që duhen zgjidhur, me 14 maj do kemi rezultat që na shpërblen punën

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30, kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë rozë kryesinë e Partisë Socialiste, ku në fokus të këtij takimi kanë qenë zgjedhjet e 14 Majit.

Gjithashtu mësohet se është folur edhe për sondazhet e deritanishme dhe forma organizative e fushatës në terren deri më 14 Maj.

Në daljen për mediat, Rama u shpreh i bindur se do të kenë rezultat që shpërblen punën që kanë bërë gjatë kësaj kohe.

“Unë besoj që do kemi një rezultat shumë kuptimplotë për të gjithë dhe mbi të gjitha një rezultat që aq sa do të na shpërblejë për punën që kemi bërë, aq do të na motivojë për atë që duhet të bëjmë.

Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që ka çdo bashki dhe janë problemet që kemi për të adresuar dhe zgjidhur si vend. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim në një kthesë të madhe e të fortë në planin ekonomik”, tha Rama.

Previous articleKontrolle masive të punësimit ilegal të emigrantëve në ndërtim në Gjermani, 3 mijë e 400 efektivë dalin në terren
Next articleHaradinaj flet për thasheshemet e koalicionit me Kurtin: Janë të pavërteta