Home Politike Rama konsultohet me Vuçiç për t’i thënë po ose jo Brukselit

Rama konsultohet me Vuçiç për t’i thënë po ose jo Brukselit

Analisti Andi Bushati tha në emisionin ‘Shock’ se qëndrimi shantazhues i kryeministrit Edi Rama përballë Brukselit duke qëndruar në krah të Vuçiç duhet sqaruar.

Fakti që Rama u shpreh një ditë më parë se do të konsultohej me Vuçiç për t’i thënë po ose jo Brukselit është e papranueshme sipas analistit.

“A është Ballkani i Hapur një antipod i integrimit? Është një pyetje që duhet sqaruar. nëse duket normale se çfarë duhet të bëjë Shqipëria me Evropën duhet të marrë OK në Beograd. Rama tha dhe se do pyeste Vuçiçin për t’i thënë ose jo Brukselit”, tha Bushati.

Sipas tij, Rama mund të tregohet radikal me Brukselin duke ja përplasur derën në fytyrë por jo duke i marrë leje Vuçiçit.