Home Politike Rama kërkon hetimin e Kryemadhit: Verifikimi i letrave të pista, domosdoshmëri, drejtësia...

Rama kërkon hetimin e Kryemadhit: Verifikimi i letrave të pista, domosdoshmëri, drejtësia të mos veprojë me dy standarte

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që institucionet ligjzbatuese të verifikojnë akuzat publike për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Në dy reagime të nëjpasnjëshme në Tëitter, Rama thotë se verifikimi është domosdoshmëri dhe sfidon drejtësinë se duhet të tregojë se nuk punon me dy standarte siç bën sipas tij media. Me ironi, Rama shkruan “Ah, rubla, rubla, çfarë djalli i madh kanë qenë gjithmonë …”.

POSTIMI I PLOTE: 

Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!

Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…

Por pse akuzohet Kryemadhi? Prej disa javësh, ish-kryetarja e LSI është vënë në qendër të sulmeve për bashkëpunim me oligarkë të lidhur me Putin. Media ‘eureporter’ publikoi një artikull me disa transaksione që Kryemadhi kishte marrë para nga Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan për qëllime marketingu. Shkrimi u fshi nga media por në Shqipëri, Top Channel ka publikuar në dy ditët e fundit të njëjtat dokumente me shpjegimin përkatës të faturave. Kryemadhi reagoi shkurtimisht dhe paralajmëroi televizionin me padi në Gjykatë.

Previous articleNë qoftë se doni vajzën direkt tani, duhet të dërgoni edhe 200 euro të tjera: Merita Nexhipi denoncon gjoben qe i vuri faqja JOQ
Next articleFundjava rikthehen Superioren, java e 27-të rezervon duele interesante