Home Aktualitet Rama ironizon gazetarët: Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni...

Rama ironizon gazetarët: Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së PS-së.

Në një postim në Twitter, shënjestra e tij janë gazetarët dhe analistët, të cilët ai i etiketon si ‘Kadrinjtë’, pas hipotezave të tyre, se pas mbledhjes do kishte ndryshime ministrash.

“I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë

Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma?”, shkruan Rama