Home Aktualitet Rama i përgjigjet ashpër moderatorit të ZDF: Është një shprehje e turpshme,...

Rama i përgjigjet ashpër moderatorit të ZDF: Është një shprehje e turpshme, duhet të kërkojë falje për këtë

Kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër moderatorin e ZDF, Marcus Lanz, për komentin e tij në lidhje me shqiptarët, të cilët i konsideroi si mashtrues.

Rama, i cili pritet të vizitojë Berlinin të dielën, i tha Bild-it se “jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ZDF! Nuk e di nëse ky është ndonjë gabim i pafajshëm apo ndonjë keqemërtim racist për shqiptarët si popull, por padyshim që është një shprehje e turpshme”.

Çfarë ka ndodhur gjatë emisionit të Lanz-it?

Ka patur një debat të nxehtë mes ministrit gjerman të Transporteve, Andreas Scheuer, (CSU) dhe moderatorit, në lidhje me bilancin e gabimeve të Scheuer si ministër.

“Për të gjithë”, pyeti Lanz, “apo për të huajt? Pikërisht kjo është çështja!”

“Sigurisht që për të gjithë”, iu përgjigj Scheuer. “Tani, le të mos i tregojmë njëri-tjetrit përralla”, e paralajmëroi Lanz.

Por, Scheuer e “çoi deri te burimi dhe nuk i dha ujë”. “Unë kam një mendim ligjor ndryshe nga ai i ECJ”, shpjegoi ai.

“Unë i bashkohem Prokurorit të Përgjithshëm të CJEU”.

Krejt papritur, Lanz u ndje keq: “Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve”, thumboi ai, gjë për të cilën edhe u duartrokit.

Kryeministri i Shqipërisë i tha Bild-it se “nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë e fundit që shqiptarët bëhen shënjestra e gazetarëve përtacë, por kur vjen nga një kompani mediatike kaq shumë e respektuar si ZDF, nëpërmjet dikujt me reputacionin e veçantë të Lanz, padyshim që të lëndon shumë.

Një ndjesë në emision do ta paraqiste si një gabim të pafajshëm, ndërkohë që e kundërta do të ishte shumë më lënduese edhe se vetë shprehja e turpshme”.

SOURCEBulevard News
Previous articleKaluan pronën shtetërore te privatët, KLSH kallëzon në prokurori 6 punonjës dhe ish zyrtarë
Next articleTë shtëna masive në Gjermani, raportohet për gjashtë të vdekur – arrestohet sulmuesi