Home Politike Rama: Gati ndryshimi i ambasadorëve dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Rama: Gati ndryshimi i ambasadorëve dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme në takim kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Takimi mes tyre ka zgjatur për afro 60 minuta. Kreu i qeverisë ka ndarë një foto krah Begajt ku zbulon edhe temat e diskutimit.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike“, shkruan Rama.

Kjo është vizita e dytë që kryeministri Edi Rama zhvillon në Presidencë, pak muaj pas dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj.

Previous articleXhuliano Brisku: Vepra ‘Koloneli Zog’, sfida më e madhe e vitit 2022
Next articleÇfarë është “Bibla e Djallit”?