Home Politike Rama: Fatos Tushe do shkarkohet dhe do përjashtohet nga PS, s’jemi zyrë...

Rama: Fatos Tushe do shkarkohet dhe do përjashtohet nga PS, s’jemi zyrë avokatie e të akuzuarve!

I prerë është treguar kryeministri Edi Rama për shkarkimin e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe. Rama tha se ai do të shkarkohet dhe do të përjashtohet nga PS.

Deklarata e Ramës:

Kryetarët e Bashkisë kanë të drejtën e prezumimit deri në përfundim të gjykimit por s’është puna ime dhe as e PS që të kërkojë pafajësinë e tyre. Ky është rasti për t’u përsëritur juve dhe të gjithë të tjerëve që do të marrim besimin e shumicës tonë të mandatuar për të tretën herë rresht si forcë qeverisëse. PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve të akuzuar nga drejtësia por është fuqia e votuar nga populli i saj.

Korrupsioni, rryshfeti, bakshishi, nuk kanë ngjyrë politike janë e zeza, errësira, llumi me të cilin duhet dhe do të përballemi për të vazhduar të reformojmë Shqipërinë.

Të refuzojmë çdo lloj mbrojtjeje për këdo që bie pre e tyre të udhëheqim popullin drejt majës.

Kryebashkiaku i Lushnjes, do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtohet nga PS. Masat do të rishikohen vetëm nëse do të dalë i pafajshëm.

SOURCEBulevard News
Previous articleMaqedonia e Veriut mbyll kufirin e Qafë-Thanës për punëtorët sezonalë nga Shqipëria
Next articleSyza dielli