Home Politike Rama e nis ditën me momente nga ‘South Outdoor Festival’ në Borsh

Rama e nis ditën me momente nga ‘South Outdoor Festival’ në Borsh

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me disa foto nga turistët e huaj që janë bërë pjesë e South Outdoor Festival.

“Mirëmëngjesi dhe me këto copëza momentesh që ofron Borshi, ku turistë shqiptarë e të huaj janë bërë pjesë e South Outdoor Festival, ju uroj të diel të mbarë”, ka shkruar ai krahas imazheve plot ngjyra.

Ky festival, mbledh të rinj dhe entuziastë të muzikës në orët e vona duke bërë që interesi të jetë i lartë.

Ky festival do të zhvillohet për 4 netë me radhë në Borsh, ku për të gjashtin vit radhazi do të mblidhen të rinj të shumtë, të cilët do të shijojnë muzikën deri në orët e para të mëngjesit. South Outdoor Festival është edhe një promotor i zhvillimit të turizmit në jug të Shqipërisë.

Previous articleTensionet Kosovë-Serbi/ Profesori amerikan zbulon kush është “çelësi” që zgjidh konfliktin: Ja 4 shtetet të BE-së që mund t’i japin fund trazirave
Next articleVdekja misterioze e 4 rusëve në Qerret, Prokuroria pezullon hetimet! Moska nuk ktheu përgjigje kurrë …