Home Politike Rama: Do të fitojmë bindshëm, por kemi kundërshtarë të padenjë! Vula, vula...

Rama: Do të fitojmë bindshëm, por kemi kundërshtarë të padenjë! Vula, vula o zot…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje për 1 orë me Kryesinë e Partisë Socialiste. Në selinë rozë u diskutua për zgjedhjet e ’14 Majit’, rritjen e pagave, pensionet e deri tek ligji për profesionet e lira.

Dekriminalizimi.

Nuk kemi asgjë me persona të posaccëm, për spiunët do të marrim masat.

Pritshmëritë:

Mendoj që do të fitojmë shumë bindshëm por për hir të së vërtetës dua të jem i drejtpërdrejt. Fitorja me kundërshtarë të tillë, në aspektin aritmetik është minimumi. Duhet të shkojmë përtej, se të hysh në fushë me kundërshtarë të padenjë për të qenë në fushë nuk është e vështirë të fitosh. Kjo do të thotë më shumë për njerëzit sepse këto lloj situatash të shkëputin nga njerëzit. Fitorja nuk është e lehtë por nuk është kaq e vështirë sa kur merresh me pagat, pensionet, investimet. Kjo është sfida ku duhet të përqëndrohemi.

Rritja e rrogave për fushatë

Për fat të mirë, nuk kemi nevojë të bëjmë gjëra të tilla për të fituar, ne fitojmë dhe pa i bërë këto.

Ju keni kontribuar për logon?

Vula, vula, o zot…

Bonusi i pensionistëve

Pse duhet të tërhiqemi? Nuk e di nga e krijoni këtë histori, nuk e tha ashtu ministrja. Ua kam thënë që shqipja është gjuhë e bukur. E keni pyetur për shpërblime, ne kemi folur për diccka tjetër. Taksa e jashtëzakonshme do të mblidhet dhe shihet në prill. Në bazë të asaj që do të mblidhet do të shohim.

Previous article“Jemi bërë si Edi Rama…”/ Luizi i bën Kiarës kërkesën e PAPRITUR: Ti bëjmë kërkesë Vëllait të Madh…
Next article“Të ëndërrosh është bukur”, Pioli nuk vendos limite. Conte: Mund të më shkarkojnë