Home Politike Rama bashkë me Manastirliun ndjekin nga afër procesin e vaksinimit anticovid në...

Rama bashkë me Manastirliun ndjekin nga afër procesin e vaksinimit anticovid në Shkodër

Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit anti-covid për bluzat e bardha në Shkodër. Në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ky proces startoi dhe në këtë qytet, ku kanë ardhur disa doza vaksine. I pari që bëri vaksinën ishte një mjek, të cilit Rama i uroi shëndet.

Ndërkohë, ministrja tha se ditën e enjte hapet dhe qendra e vaksinimit në Vlorë.

“Vaksinimin do ta infeksifikojmë. Kanë mbërritur këtu vaksinat e para. Do të hapim të enjten qendrën e vaksinimit në Vlorë dhe do të shtrijmë kështu këtë proces në gjithë vendin.”, tha ministrja.

SOURCEbulevard news
Previous article“Na gënjyen, nuk i bënë skaner”, dy motrat rrëqethin me fjalët për humbjen e babait të tyre
Next articleShkrimi i panjohur i ‘Përlindja e Shqypniës’ në 1913-ën: Emnin e trimit Esat Pasha, e njeh Shqypnia dhe bota mbarë, kur bani luftra të rrepta në mbrojtje të Shkodrës…