Home Politike Rama apel të rinjve: Rritëm ndjeshëm pagat për ushtarakët, bëhuni pjesë e...

Rama apel të rinjve: Rritëm ndjeshëm pagat për ushtarakët, bëhuni pjesë e FA-së

Kryeministri Edi Rama ftoi sot të rinjtë e të rejat, që ta shohin si një mundësi të re për veten, familjen por edhe atdheun, afrimin e tyre me Forcat e Armatosura.
Rama ndau një video informuese, ndërsa theksoi se, “pas rritjes së pagave me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.
“Respekt për punën e vajzave dhe djemve në uniformë, pjesë e vijës së parë të frontit në mbrojtje të territorit të vendit”, u shpreh kryeministri.
Kolonel Idriz Kuca shprehu besimin se, rritja e rrogave do t’i bindë të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të shërbejnë në FA.
“Në këtë kohe pasigurie që po jetojmë Shqipërisë i duhen më shumë ushtarakë të mirë për të mbrojtur vendin”, tha ai. /m.m/ /gj.m/
Previous articleNë nder të 80 vjetorit të lindjes së “Mjeshtrit” të madh Ermir Dizdari, Teatri Aleksandër Moisiu organizon një ceremoni festive
Next articleTë kërcesh nën tingujt e xhazit! Një koncert që nuk duhet humbur vjen për publikun durrsak tek Teatri Aleksandër Moisiu