Home Politike Rama: 10 mijë lekë në janar për 9604 punonjës policie, pranë shërbëtorëve...

Rama: 10 mijë lekë në janar për 9604 punonjës policie, pranë shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se, nga Pakoja e Madhe do të përfitojnë edhe punonjësit e Policisë së Shtetit.

Përkatësisht këtë shpërblim do të përfitojnë punonjësit e terrenit dhe komisarët e Policisë së Shtetit.

“10000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për punonjësit e terrenit dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit, do ta zerojnë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre familjar në këtë dimër të vështirë për të gjithë, duke dëshmuar po ashtu vëmendjen e pandarë të qeverisë jo vetëm ndaj shtresave më në nevojë, po edhe ndaj shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar”, shkroi Rama.

Previous articleTërmeti me magnitudë 4.4 godet Kretën, lëkundjet në një zonë detare në brigjet e Neapolis Lasithi
Next articleFatos Klosi: Pse gjyqtarët po e zvarrisin gjyqin për vulën e PD, kjo është kleçka që i druhet PS për të kërkuar hapjen e dosjes së Ilir Metës