Home Kosova Rajnhard: Ndarja e Mitrovicës – pasojë e politikës ndëkombëtare

Rajnhard: Ndarja e Mitrovicës – pasojë e politikës ndëkombëtare

largea_img_75071357946984“Ndarja e Mitrovicës erdhi si pasojë e politikës ndëkombëtare, ndërsa unë si ushtarak ndonëse tentova ta hapë dy herë kutinë e pandores për ta zgjidhur këtë problem nuk isha i fuqishem për ta parandaluar këtë. Kështu vlerësoi të premten ish komandanti i KFOR-it në Kosovë, Klaus Rajnhard, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e kolegjit universitar ISPE, në Prishtinë. Gjenerali Rajnhard edhe pse tha se qyteti është ndarë qëllimshëm, për këtë nuk deshti ta fajësoj askënd, ndërsa shtoi se po të ishte në krye të KFOR-it nuk do të kishte rrugë të bllokuara nga barrikadat në veri. Duke folur për platformën serbe për Kosovën, Rajnhard tha se dokumentet janë gjera që ndryshohen dhe nuk duhet shqetësuar për to. Ndërsa nuk kishte ide se çfarë është duke ndodhur në Luginën e Preshevës, pas tensionimit të fundit të situatës. Sa i përket FSK-së ish komandanti i KFOR-it, gjenerali Klaus Rajnhard, këshilloi që Kosova të mos investoj shumë në ushtri pasi që pak i duhet, sepse sipas tij, Kosovën nuk do ta sulmoj kurr askush, e aq më pak Serbia e cila e ka humbur Kosovën një herë e përgjithmonë. “Nuk është e rëndësishme koha kur FSK-ja do të bëhet ushtri” tha gjenerali Rajnhard, por sipas tij e rëndësishme është cilësia e asaj force.

Previous articleBEYONCE KËNDON NË INAUGURIMIN E OBAMËS
Next articleFranca sulmon bazën militante somaleze