Home Kronika Ra nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 80-vjeçari në Tiranë

Ra nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 80-vjeçari në Tiranë

Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga ballkoni i apartamentit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:55, në zonën e njohur si ish-Parku. 80-vjeçari, i identifikuar me inicialet P. K., ka rënë nga kati i pestë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Previous articlePse SPAK-u nuk e heton dot 21 janarin? Avokati i njohur zbardh arsyet e forta
Next articleVuçiç do t’i drejtohet popullit serb me një fjalim për Kosovën, dalin detajet