Home Kronika Ra aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit, humb jetën i moshuari...

Ra aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit, humb jetën i moshuari në Durrës

Një i moshuar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 14, Durrës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka dyshime që i moshuari ka rënë aksidentalisht, nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi R. M., 80 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Previous article74-vjeçarja: Ndihem dhe dukem si të jem 20 vjeç
Next articleCelibashi kërkon prezencën e policisë në një KZAZ, urdhërohet pezullimi i numërimit në Kurbin