Në 9 muajt e këtij viti rezultojnë 414.650 individë që marrin pension pleqërie në zonat urbane, shifër kjo që është rritur ndjeshëm krahasuar më të njëjtën periudhë të një vitit më parë, ku regjistrohen 21.676 individë me shumë, çka tregon dhe trendin e shoqërisë shqiptare drejt plakjes. Por kush janë qytetet që kanë më shumë pensionistë.
Tirana renditet e para, ku numërohen mbi 112 mijë pensionistë, ndërsa në vendin e dytë renditet Fieri me më shumë se 46 mijë pensionistë, i ndjekur nga Vlora me afro 41 mijë pensionistë, dhe më tej Korça me Durrësi. Ndërsa ndër qytetet me më pak pensionistë urbanë janë Gjirokastra, Lezha, Peshkopia dhe në fund renditet Kukësi me rreth 7700 individë që trajtohen me pension pleqërie, të plotë, të reduktuar, të pjesshme apo vjetërsi shërbimi.
Skema e pensioneve sërish mbetet defiçitare për shkak të numrit të ulët të kontribuuesve dhe numrit të lartë të përfituesve, duke bërë që afro 22 miliardë lekë të jenë subvencione nga buxheti i shtetit.(scan)