Home Opinion Qeverisja: mirë, keq…

Qeverisja: mirë, keq…

NebiDragotiPjekuria, zgjuarsia, aftësia për veprimet që ndërmerren duhet të karakterizojë çdo qeveri për të arritur suksesin e dëshiruar dhe të sigurtë, por… ama, pa dëmtuar e acaruar plagë të cilat shoqëria i ka momentalisht, por… ama, duke ecur në rrugën e duhur, më të shkurtër dhe më të mirë. Vizionet e së ardhmes duhet të jenë shumë të qarta. Për punën që bën të vlerësojnë të tjerët ,por, është meritë, kur e vlerëson edhe vetë, sepse kjo të bën që mos të gabosh dhe të jesh krenar përpara të tjerëve,sepse ke merituar edhe besimin e popullit. Të vlerësosh me fjalën”mirë”ose “keq” një qeverisje duhet të jesh realist, të tregohesh i ekuilibruar dhe transparent në faktet që përdor për vlerësim. Puna e mirë është e mirë dhe puna e keqe është e keqe. Qeverisja: “mirë”, “keq” është filozofi më vete dhe konceptet i kanë kundra njëra -tjetrës. Është mirë që nga këto dy fjalë vlerësuese të marrë përparësi definitive, sidomos për qeverisje, vetëm fjala “mirë”, shumë mirë”. Ndryshe ke dështuar. Këtë vlerësim e bën populli. Nuk e bën asnjë retorikë qeveritare, mbasi aty ka lëshuar rrënjë subjektivizmi i tepruar e i sofistikuar për mburrje shterpe.. Shprehem kështu se qeverisja kërkon njerëz të zotë për të përfituar vlerësime maksimale si qeverisës i vendit. Në kontekst të paragrafit të më sipërm harrohet kjo gjë për shumë arsye subjektive qofshin apo objektive. Në këtë proçes subjektiviteti të dëmton, se mat ecurinë si ai kali me parafango, që tërhek karrocën duke parë vetëm në një drejtim. Dhe aq më keq, këtu, kur të pëlqen mendja jote dhe tregohesh inferior ndaj këshillimeve që të bëjnë përrreth qofshin këta persona të opozitës apo mendime oponente brenda strukturave qeverisëse. Maturia, të qënurit i matur për çdo veprim që merr është leva lëvizëse që të çon përpara për t’u vlerësuar “mirë”ose “shumë mirë”. Qeveris mirë, kur i shërben masës së gjërë, kur punon për shumicën që të ka dhënë me votë drejtimin e vendit. Them për shumicë, se jemi në pluralizëm dhe se në pluralizëm nuk janë të gjithë në një mendje. Qeveris mirë, kur punon për rritjen ekonomike dhe rritjen e nivelit të mirëqënies përsa i takon jetesës të kësaj shumice për çka i ke premtuar. Qeveria është për gjithë popullin dhe duhet t’i shikojë njerëzit si të barabartë. Qeverisë mirë, kur shumica dërrmuese të ketë punë dhe me punë të plotësojë kërkesat familjare, pa i harruar edhe kërkesat që i detyrohet mbarë shoqërisë. Këtu desha të theksoj,se nuk duhet harruar pakica e varfër, përkundrazi kjo duhet të kihet në qendër të vëmendjes. Qeveris mirë, kur qeveria plotëson kërkesat e nevojshme të popullsisë: me drita dhe ujë.Këto janë elementet më jetik dhe delikat. Qeveris mirë, kur mbron interest e individit për të jetuar i lirë, kur i mbron të drejtat që i garanton Kushtetuta. Më thjeshtë: burimet hidrike janë dhuratë e natyrës. Në këtë drejtim ky popull është i bekuar. Vjelja e këtyre të mirave, për t’i vënë në shërbim të njeriut kërkon pak harxhime dhe jo të ketë administratë të fryrë burokratike, që mbushin zyrat duke pretenduar se kështu punohet, duke pretenduar se e marrin rrogën me “djersë”. Këto burime përdoren për ndriçim, për ujitje të kulturave bujqësore, përdoren për të pirë etj. Por… nuk punohet që këtë dhuratë të natyrës shqiptare ta kthejmë në dobi të njeriut me një kosto sa më të ulët.. Bëhet qeverisje e keqe, kur tentohet të rritet çmimi i energjisë dhe i ujit të pijshëm. Pse? Për këtë punojmë ne që jetën ta bëjmë sa më të shtrenjtë?! Shqipëria ka ujë me bollëk. Në këtë prizëm desha të shprehem, se nuk janë mënyra të menduari dhe veprimi të matura mirë, por… kanë qëllim donkishotesk të gabuar se po të ndiqet kjo rrugë, do të ketë përfitime në rritje të buxhetit shtetëror. Nuk është mënyrë kjo për rritjen e buxhetit. Më qartë: shteti janë gjithë shqiptarët. Gjithë shqiptarët janë dhe Qeveria. Kush qeveri mendon se është kështu, ka parasysh se ç’punë duhet bërë për të arritur të mirën e përgjithshme. Është keq, kur dënohen institucione shtetërore, kur janë debitorë ndaj OSHEE-së si shkolla, spitale etj. derisa u ndërpritet edhe rryma elektrike. Kështu, fjala vjen: shkollat janë të shtetit, shteti është i shqiptarëve. Në bangot e shkollës mësojnë bijtë dhe bijat e shqiptarëve. Dhe kjo pasuri është e popullit. Ose një familje nuk paguan sepse ka ekonomi të dobët jetese. Atëherë ta lemë pa drita ose ta fusim në burg?! Ka që jetojnë vetëm me një pension ose vetëm me një asistencë (asistencë i thënçin). Nuk ka përse Qeveria përkeqëson jetesën e kësaj kategorie të shoqërisë tonë duke e ndëshkuar. Ka familje pa strehë, ka familje që marrin bukën me listë nëpër dyqane etj. Pra ,shkurt,duhet fryma e qëndrimit demokratik qeveritar e matur mirë. Jo qeveri e brutalitetit… se populli e di se ç’rrogë marrin qeveritarët, liderët e partive, parlamentarët (të gjithë të ngopur) etj.etj. Këtyre nuk ua bën syri tërrt, se ngrihen çmimet dhe as që u shkon ndërmend, se ka edhe shtëpi pa bukë. Në këtë kontekst edhe rritja e çmimit të duhanit është e pakuptimtë dhe ka qëllimin e keq: “të xhvasin xhepat e shqiptarëve”. Ka ngritje çmimesh të produkteve ushqimore, blektorale, industrialë. Këto, të gjitha shtojnë krizën, nuk zhdukin krizën. Kriza zhduket me punësim, me rritje prodhimi bujqësor,industrial,shfrytëzim mineralesh, shtim eksporti, paksim importi për ato produkte që prodhohen në vend. Këto arrihen me aktivizimin e krahut të punës dhe shpërblimin e këtij krahu sa më drejtë. Mjaftë më me punë të zezë! Për të punuar në këto drejtime mënyra e metoda ka me shumicë. Kështu ngrihet e plotësohet niveli i duhur i buxhetit. Pra, t’i largohemi asaj shprehjes popullore: “Kur “s’ke punë”, luan derën”. Faktikisht punë ka aq shumë për t’u bërë. Qeveria e mirë duhet të qeverisi mirë. Ministria e mirë duhet të bëjë punë të mira,se kjo të tregon sa i zoti, sa punëtor je dhe se sa e meriton atë pagë që merr. Ai që s’punon mirë edhe zëvendësohet nga një tjetër që eshtë më adap. Pra, duhet ndërgjegjësim për të bërë punë të mira. Para se ta bësh një punë, që ke ideuar në kokë, kujto shprehjen popullore: “Mat shtatë herë dhe pre një herë”. Puna e kryer duhet të marrë vlerësimin “mirë” ose “shumë mirë”. Për çdo punë që kryen qeveria duhet të ketë reflektim social kënaqësie. Vlerësimi “keq” nuk duhet të ekzistojë, kur qeveris. Dashje pa dashje përsëriten punët e këqia të qeverisë që u rrëzua nga rrotacioni. Një vlerësim i tillë i mbarsur, i përsëritur i sjellë dëm gjithë vendit. E them pa gabuar, e thotë kushdo, se kështu është: Shqipëria është shumë e pasur, por… ka politikë shumë të varfër. E gjithë politika shqiptare edhe nga kjo thënie duhet të nxjerri mësim. Çdo ekip qeveritar nuk duhet të shëputet nga hallet e popullit. Dhe këto halle nuk duhet t’i shikojë me dylbi ose mos t’i shohi fare. Shqipëria është e shqiptarëve dhe shqiptarët janë qeveria. Bindshëm e them këtë, se timonin e rrotacionit qeverisës e lëviz popullin sa herë e sheh të nevojshme. Sa lart shkruar, ky është mendimi më i filtruar për qeverisje edhe shumë të mirë. E kam përsëritur në dhjetra shkrime të botuara: Vendi kërkon Rilindje.Nga Nebi Dragoti