Home Aktualitet Qeveria vendos t’u japë shpërblim pensionistëve për fundvit, zbardhen dy shumat që...

Qeveria vendos t’u japë shpërblim pensionistëve për fundvit, zbardhen dy shumat që po diskutohen

Sikurse është bërë traditë tashmë pensionistët marrin një shpërblim nga qeveria për festat e fundvitti.

Pavarësisht vështiresive të krijuara nga pandemia e COVID-19, qeveria ka vendosur të jap ehde këtë vit shpërblimin për pensionistët.

Mësohet se shifra nuk është përcaktuar ende, por po diskutohet të jetë 3 mijë lekë ose 5 mijë lekë. Nga rishikimi i buxhetit 2020 për herë të katërt, do përcaktohet edhe shuma që do u jepet.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Sigurimeve shoqërore deri në qershor të këtij viti janë gjithsej 657.904 pensionistë, 539.289 urban dhe 118.615 rural. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke llogaritur masën e fondit/bonusit që do të parashikohet për t’u shpërndarë për kategorinë e pensionistëve dhe për të këtë do të shprehen më konkretisht në Aktin Normativ.

SOURCEbulevard news
Previous articleVlerësimi i pronave/ 5 mënyra për llogaritjen e vlerës: Krahasimi, investimi, fitimi, amortizimi e zhvillimi
Next article“Këto janë 3 prefekturat më të prekura”, Albana Fico jep detajet për situatën e COVID-19 në vendin tonë