Home Politike Qeveria shton me 1.3 miliardë lekë buxhetin e sistemit shëndetësor, Manastirliu: Do...

Qeveria shton me 1.3 miliardë lekë buxhetin e sistemit shëndetësor, Manastirliu: Do mbështesim ndërhyrjet invasive në tru, transplantin e palcës së kuqe a fekondimin invitro

Qeveria rialokon fondin prej 1.3 milardë lekë për sistemin shëndetësor për të mbuluar pagat e rritura të mjekëve dhe infermierëve si dhe për zgjerimin e gamës së shërbimeve mjekësore në spitale. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se ky fond do të jetë për të mbështetur dhe shërbimet e reja shëndetësore, si ndërhyrjet invazive në zemër në spitalin e Shkodrës dhe ‘Shefqet Ndroqi’ por dhe ndërhyrjet invazive në tru. “Garantojmë me këtë buxhet edhe zgjerimin e shërbimeve, siç është zgjerimi i shërbimit sa i përket ndërhyrjeve invasive në zemër në Spitalin Memorial, në Spitalin e Shkodrës dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nga ana tjetër, do të mbështesim shërbimin shëndetësor spitalor edhe për shërbime të reja, sikurse janë ndërhyrjet invasive në tru por edhe shërbime të tjera në vijim, sikurse është transplanti i palcës së kuqe apo fekondimi invitro, shërbime të cilat do t’i shtohen sistemit tonë shëndetësor, qoftë në këtë vit, qoftë në vitin në vazhdim, për të cilat puna ka filluar, ndaj jemi të dedikuar të garantojmë një shërbim shëndetësor sa më efektiv, sa më cilësor, sa më gjithëpërfshirës”, tha Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë.

Previous articleDeklarata për zbulimin e naftës në Shpirag, Edi Rama bëhet meme, ja si portalet tallen me kryeministrin
Next articleVKM, krijohet një dikaster i ri pranë ministrive, Balluku: Do të kenë paga më të larta se sektorët e tjerë