Home Politike “Qeveria nuk paguan qindra milion euro energji elektrike”, Vasili akuza ndaj Ramës:...

“Qeveria nuk paguan qindra milion euro energji elektrike”, Vasili akuza ndaj Ramës: SPAK të vihet menjëherë në lëvizje

Deputeti Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka reaguar në lidhje me energjinë elektrike, ku thotë se kjo qeveri nuk ka paguar qindra milionë euro energji elektrike.

Vasili thekson me 183 mln euro të papaguara, kjo qeveri duhet të jetë në burg.

Teksa i bën thirrje SPAK që të reagojë sa më shpejt, Vasili shkruan se “Kjo qeveri me Edi Ramen ne balle te gropës septike qelbet vetëm hajdutllek dhe korrupsion”.

Reagimi i Petrit Vasilit

Kafsheria e qeverise, qe s’paguan qindra milion euro energji elektrike!!

Kafsheria e Edi Rames qytetaret i ka futur ne burg se nuk kishin paguar 50 mije leke te vjetra energji elektrike, bile disa qytetare te arrestuar per energjine elektrike kane humbur dhe jeten ne burg.

Kafsheria e kesaj Qeverie hajdutesh nuk paguan vete qindra milion euro energji elektrike.

Kjo qeveri me Edi Ramen ne balle te gropes septike qelbet vetem hajdutllek dhe korrupsion.

Me 183 milion euro energji elektrike te papaguar kjo qeveri hajdutesh eshte absolutisht per burg.

SPAK keta te qeverise jane per burg dhe kete e di tashme i madh e i vogel, por levizni shpejt se do t’ju marrin me vete!!