Home Bota Qeveria e re në Gjermani përkrah Shqipërinë dhe Maqedoninë në integrimin europian

Qeveria e re në Gjermani përkrah Shqipërinë dhe Maqedoninë në integrimin europian

Marrëveshja e koalicionit të tre partive gjermane, të cilat do të formojnë qeverinë e re federale kanë thënë në dokumentin e marrëveshjes së mbështesin integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas European ëestern Balkans, marrëveshja propozon hapjen e kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe vazhdimin e negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë.

“Ne mbështesim integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kuptim reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagenit”, thuhet në dokument.

Në këtë kuadër do të forcohet edhe shoqëria civile, shtohet më tej. Mbështetet gjithashtu Dialogu Beograd-Prishtinë i zhvilluar nën kujdesin e BE-së, si dhe përpjekjet për të ruajtur paqen afatgjatë në BiH bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe kapërcimin e dallimeve etnike. Shtohet se paralelisht me negociatat e anëtarësimit, duhet të përmirësohet kapaciteti i BE-së për të pranuar anëtarë të rinj.

Sot, socialdemokratët, liberalët dhe të gjelbërt prezantojnë marrëveshjen e tyre të koalicionit. Kancelar i ri i Gjermanisë do të jetë kreu i socialdemokratëve, Olaf Scholz, ndërsa Ministria e Jashtme, e cila përfshin edhe portofolin e Çështjeve Evropiane, pritet t’i kalojë të Gjelbërve.