Home Kosova Qeveria e Kosovës diskuton për programin qeverisës

Qeveria e Kosovës diskuton për programin qeverisës

Kabineti qeveritar i Kosovës është mbledhur sot në Prevallë për të diskutuar programin qeverisës 2020-2023.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti i cili ka thënë se programi i koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të reflektojë marrëveshjen e koalicionit ndërmjet këtyre dy partive, të arritur më 2 shkurt.

“Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuara masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdesin social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje të tjera”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti u zgjodh më 3 shkurt. Kjo qeveri ka 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe pritet të ketë rreth 33 zëvendësministra.

VIABulevard News
SOURCEREL
Previous articleDrejtonin mjetin në gjendje të dehur, policia e Durrësit vë në pranga dy shtetas
Next articleAksident tek Ura e Dajlanit në Durrës, makina godet patrullën e policisë, plagosen dy efektivë