Home Kronika Qëlloi me çifte 28-vjeçarin, kapet pas 1 ore ndjekje nga Policia autori...

Qëlloi me çifte 28-vjeçarin, kapet pas 1 ore ndjekje nga Policia autori i dyshuar

Pas një orë ndjekje nga Policia është vënë në pranga 32 vjeçari që plagosi me armë gjahu 28-vjeçarin në Durrës.

Sipas informacioneve, i plagosuri aktualisht merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak minuta më parë, sipas të cilit, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gëzim Hoda ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të shtetasit G. H. dhe pas 1 orë ndjekje, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit G. H., 32 vjeç, banues në Perlat, Manzë.

Ndërkaq, i plagosuri, shtetasi L. P. aktualisht merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

Previous articleÇifti më i përfolur i showbizit në krizë?! Çfarë po ndodh me planet për martesën e tyre
Next articleVon Der Leyen: BE-ja qëndron pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet