Home Bota Putini e shpërblen aktorin e Hollivudit me dekoratë shtetërore

Putini e shpërblen aktorin e Hollivudit me dekoratë shtetërore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dhënë një çmim shtetëror aktorit të Hollivudit, Steven Seagal, tregoi një dekret rus.

Ai tha se ylli 70-vjeçar i zhanrit aksion i është dhënë “Urdhri i Miqësisë së Rusisë” për punën e tij ndërkombëtare humanitare dhe kulturore, shkruan Skynews.

Dekreti përmendte punën e Seagal si përfaqësues special i Ministrisë së Jashtme për lidhjet humanitare me ShBA-në dhe Japoninë.

Në vitin 2021, aktori amerikan thuhet se iu bashkua një partie pro-Kremlinit dhe verën e kaluar ai vizitoi një pjesë të kontrolluar nga Rusia të Ukrainës lindore për t’u takuar me një udhëheqës separatist të mbështetur nga Rusia.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Seagal.

Previous articleVizatoi Kurtin e Vuçiçin duke u puthur, Reuters raporton për kërcënimin që mori artistja nga Kosova
Next articleNdryshimi sekret i WhatsApp-it që do t’iu lejojë të modifikoni tekstet pasi të dërgohen