Home Humor Puthja në rrugë

Puthja në rrugë

Nga Fatmir Lohja!
Një ditë , na çuan për drekë, gazetari me shokët e tij edhe mua, edhe Colin. Fol e qesh me rininë e kaluam masën e alkoolit. Sa lajme humoristike mori gazetari nga Coli, këtë nuk e përcaktoj dot as sot. Kur u ngritëm nga tavolina, e morëm vesh se në çfarë derexheje kishim shkuar. Në trotuar i kryqëzuam krahët, për t’u mbështetur te njëri -tjetri. Colin e ndali një bashkëmoshatare. Rrok, e puth, e bëri tërë pështymë. Coli nuk i jepte shenja njohje gruas me sy xizëllues.
Zonjë! Pse nuk më puthni edhe mua?- dhe i bëj me shënja mjaft ,se nuk po e sheh në
çfarë gjendje është. Cili jeni ju, që kërkoni t’u puth, – me pyet me nervozizëm.
Mosqofsha ,edhe sot jam Loli , – i pergjigjem, i përskuqur në tërë trupin.
Ti je Loli? Më kanë thënë se nuk ndaheni bashkë, por për ty kam informacione se je
pordhac i madh ,- ma kthen në vend, zonja e befasuar nga kërkesa ime absurde.
E keni informacionin gabim zonjë me sy zizëllues. Coli vuan nga stomaku , prandaj ka
gazra shumë. Unë, pse nuk kam gazra, po ma shkurton jetën koli.
U bind zonja se në çfarë gjende qe Coli. I shtrengoi nofullat dy-tre herë për të m’u
perveshur. Në çast u mbush mendja, se nuk kishte aspak vlerë zgjatja e ndënjes me ne.
Edhe unë në të njeten gjendje qeshë me shokun tim më të mirë.
 Do merrem një ditë tjetër me ty, u largua zonja pa i dhënë dorën Colit, se për mua nuk
bëhej palë.  Do zoti nuk na gjen më në këtë gjendje, – i them, pa e marrë vesh nëse e mori mesazhin më të sinqertë.
Si kërkove të puthje në rrugë mikeshen me, o faqezi?- me drejtohet befas, Coli .
Mendova se po të dal zot. E pashë mirë, që nuk ishe në gadishmeri për t’i kthyer reston
zonjës, i përgjigjem menjëherë.
A të punë e di unë!
Tani mund ta dishë, por përpara saj qendrove si hu, dhe nuk e mbajta më gazin .
 Ka thënë profesori yt , se të dehesh një herë në vit, nuk është turp!- u mundua të
zgjohej Coli.
Sipas evidencave të mija ne po dehemi në çdo tremujor,- ia kthej në vend.
 Pa e lagur fyen, nuk kam bërë humor asnjëherë, këtë e di, e kush më njeh!
 Nuk jemi më të rinjë. Dikur nuk i njihnim ilaçat, sot po i pimë me grushta çdo ditë.
 A e di se kush është ajo? E ktheu bisedën Coli.
 Pres të ma tregosh . Unë nuk e di përvete . Me ma falë tërë Tiranën,nuk jam në gjendje t’i kujtoj sëpaku emrin, ndërsa zotërija jote prisnje të të puthte në rrugë mikesha ime,- nisi edhe Colit me i dalë rakija e fortë.
 Megjithëse e bëra kërkesën , të jeshë i bindur, se vetëm puthjen në rrugë nuk e prisnja.
 Ti e di mirë se jam burrë me namuzë!- i përgjigjem me sinqeritet.
 Ku qendron namuzllëku yt?
 Të bëri tërë pështymë në mes të rrugës! Si të rrija unë, kur miku im i mirë vuante nga
puthjet një gruaje me sy xixëllues? Shko tani në shtëpi, se ja ku e ke hyrjen !- i dhashë
dorën , dhe mora drejtimin për në shtëpinë time.
Në atë gjendje po vrisja rradaken më. Si nuk të vjen turp, o i pandyrë?Me veshtirësi hedh
këmbët, për të arritur në shtëpi. Ishte ditë e veçantë, se ndenjëm me rininë. Nuk
mund të rrije pa pirë alkool? Ata porositën edhe nga një, për të mos u prishur qejfinn,
vazhdonim avazinë tyre. O marrok! Ende nuk e ke marrë vesh se vapa iku me gushtin!
Tiranë, më 14.06.2022