Home Opinion Pushteti dhe intelektualët mercenarë

Pushteti dhe intelektualët mercenarë

kapiti(Personaliteti i individit apo intelektualit ka të bëjë përveç aftësisë profesionale edhe me reagimin në mbrojtjen dhe kërkimin, guximin e deklarimin e të drejtave dhe të vërtetave civile,politike e sociale në përputhje me realitetin dhe jo të fabrikojë apo të justifikojë e mbrojë argumente të fabrikuara të politikës që rastis të jetë në pushtet)

Nga Skender Kapiti  / Vendosa të shkruaj këtë shkrim si reagim ndaj një të ashtuquajturi peticion kundër Edi Ramës si thirrje për të votuar tre ligjet që pengojnë integrimin. Këtë unë e kuptoj nga njëra anë si dritëshkurtësi e qorrollepsje intele-ktuale po më shumë e më saktë si një mercenarizëm,servilizëm,hipokrizi e përpjekje për mbështjellje “intele-ktuale” për pushtetin injorant e dëmsjellës publik,autokratik e kundëri-ntegrues në këmbim të ndonjë përfitimi punësimi të tyre e përfitimi tjetër për fëmijët apo të afërmit. Ky peticion ngjason me një “hartim” politik i hartuar gjëkundi dhe më sjell në mëndje edhe një të tillë të bërë 3 vite më parë kundër Greves së Urisë së Opozitës për liri,drejtësi e transparencë e motivuar moralisht e politikisht kundër korru-psionit e vjedhjes së votës, po që shoh si ndryshim faktin se atëhere ju bindën urdhërit për nënshkrimin e peticionit pro pushtetit 400 veta ndërsa sot 20 herë më pak, rreh 20 e dy apo tre veta. Kjo sërë nënshkruesish të kujton intelektualët nxënës të Zhdanovit stalinist,enverizmit marksist, kultura-lizmit maoist e gebelsjanizmit nazist në shërbim e himnizim të diktaturave, po ky i juaji pak më i moderuar sepse i përshtatet sot dhe pushtetit autokrat të moderuar.Tashmë dihet se alibia e tre ligjeve për të fajësuar opozitën si bllokuese e Statusit të Antarit Kandidat për në BE ka rënë dhe është diskredituar publikisht dhe ndërko-mbëtarisht, po atë vazhdon ta përdorë kryeministri si “Gozhdën e Nastradinit” për të mashtruar opininin dhe në të cilën fatkeqësisht janë varur dhe luhaten mediat e blera dhe kjo sërë intelektualësh mjeranë e “mercenarë”. Këtë sërë intele-ktualizmi e lidh me lidershipin në pushtet e kaluara e formësimit të tyre komuniste antiperë-ndimore e konvertuar sot në një properë-ndimorizëm antikomunist, e politikës së vetizolimit ideologjik në atë të vetëizolimit pseudodemokratik e korruptiv, trashëgimtarë dhe inspirues të përndjekjeve e luftës së klasave dje dhe sot në heshtje dhe neglizhencë mashtruese e kriminale ndaj shtresës së të përndjekurve dhe manipulimit me kompensimin e padrejtësive të së shkuarës . Ku është morali i asaj që ju as nuk i shkruat një rresht qeverisë të paktën për dialog po heshtët si heshti e neglizhoi paturpësisht qeveria për sakrificën me vetdjegien në protestën e urisë së të përndjekurve politikë, dhe para se nuk “ falni” për “tre ligje” pastrojeni shpirtin dhe mposhtni servilizmin e egoizmin, dhe kini dhimshuri e ndjesi për shoqërinë dhe mos falni për vuajtjet e njerëzve nga skamja, papunësia, padrejtësia,korrupsioni etj. Kulmi i hipokrisë së këtij peticioni arrin aty kur atij duan t’i japin motivim dinjiteti,ndershmërie,lirie dhe se nuk e falin fyerjen që të shihen si qytetarë të dorës së dytë etj. Kjo do të ishte e ndershme, e virtytshme, dhe e mora-lshme po të shkohej në drejtimin e duhur, t’i kërkohej qeverisë me protesta apo peticione nga ju, jo për një po për ndoshta dhjetra arsye si shkaktare e prapambetjes demokratike, moszhvi-llimit ekonomik e mosintegrimin. Opinioni dhe ndërgje-gjja qytetare nuk e pranon “ shqetë-simin” tuaj të maskuar intelektual përveçse nëqoftëse ju do t’i bënit opozitë pushtetit me të drejtë dhe jo të bëheshit zëdhënës të oborrit të tij siç nuk bëjnë e nuk veprojnë intelektualët e ndershëm dhe të guxim-shëm,me personalitet e dinjitet. Përveç këtyre unë gjykoj se motivimi që ju shtyn për të goditur Ramën vjen dhe nga egoizmi e inferioriteti juaj intelektual karshi dhuntisë,vizionit, guximit ,kompetencës dhe talentit të tij social e politik prej lidershipi, po dhe të deputetëve të PS-së dhe kryeba-shkiakëve socialistë si Dako, Gjika ,Sejdini, Peleshi etj. që janë më superiorë se relevantët në pushtet. Nuk e ka bllokuar integrimin opozita apo Rama me tre ligjet ,po është bllokuar tërë sistemi demokratik e politik , civil e juridik, ekonomik , dhe brënda e eurointegral . Ju me të drejtë përmendni në “hartimin” tuaj politik se duhet të fitojmë mbi gurët në rrota,mbi pabesitë dhe bllokimet, po mose-kspozimi i tyre ju komprementon intrigën dhe hipokrizinë tuaj pasi ju jeni viktima të pushtetit dhe thoni vetëm dëshirimet e justifikimet e tij. Ja cilët janë gurët,pabesitë , bllokimet apo pritat siç i quani ju ato që pengojnë dhe na mbajnë jashtë Europës: 1- korrupsioni, si vëndi më i korruptuar në Europë. 2-varfëria,si vëndi më i varfër në Europë. 3-papunësia,si populli me përqindjen më të lartë të papunësisë ,me mbi 47% të moshës 18-64 vjeç . 4- borxhi publik dhe çmimet e papërba-llueshme. 5- si vëndi me gjysmë-demokraci dhe pjesërisht i lirë. 6- si vëndi pa standarte demokratike dhe pa zgjedhje të lira e të pamanipuluara. 7-vëndi ku është kapur shteti nga pushteti dhe ku gjyqësori bën korrupsionin , jep padrejtësinë dhe vetgjyqësinë politike . 8- vëndi ku gëlojnë krimi ordiner, elektoral e politik,pasiguria juridike për jetën e pronën. 9-genocidi ekologjik me degradimin urban dhe rural me ndotjet e paimagjinueshme të tokës ,ujit,ajrit dhe shkatërrimet e veprave bonifikuese,bukurive natyrore, turistike dhe trashëgimisë kulturore dhe monumenteve historike. 10-keqpë-rdorimi, grabitja dhe trafikimi e spekullimi me pasuritë dhe interesat kombëtere për interesa të ngushta pushteti. Mjaftojnë besoj vetëm këto si kundërargumente për të rrëzuar e diskredituar avokatinë tuaj “intele-ktuale” argumetit të fabrikuar nga pushteti , atë të mosvotimiit të”tre ligjeve” që pengojnë integrimin. Dhe në mbështetje të asaj çfarë unë them e faktoj më vjen në ndihmë dhe deklarimi i diplomacisë amerikane se Shqipëria është në “udhëkryq politik”, të asaj europiane se “nuk ka vënd në familjen europiane pa përmbushje të standa-rteve”dhe e pothuaj e të gjithë dipllomatëve dhe institucioneve të tjera të rëndësishme perëndimore. Dhe këto që përmënda më lart dhe të tjera janë për meritë të qeverisë dhe jo të E.Ramës që ju me peticionin tuaj kërkoni t’ja shkarkoni qeverisë nga kurrizi dështimet e saj . Në mbyllje përsëri them se jam “dakord”me ju që nuk doni që Shqipëria të jetë një popull i humbur,po unë e di ashtu siç e dini dhe ju se populli humbet më së shumti vetëm kur dhunohet,mashtrohet dhe keqqeveriset nga papërgjegjshmëria e korrupsioni, dhe shëmbulli apo modeli më i mirë i keqqeverisjes në historinë e shtetit tonë është qeverisja e sotme.

Previous articleMiho Gjini, kryetar i Liter-Artt në Athinë: Jubileu i Teatrit të Durrësit, festë që ka të bëjë me shpirtin njerëzor
Next articleFasadat e shkollave kënde njoftimi për të vdekur