Home Opinion Pushteti dhe Blendi Fejziu

Pushteti dhe Blendi Fejziu

Nga Vladimir Shyti

Dikur Kamy do tё theksonte:”Mё duhet tё dёshmoj…nёse do tё bёhesh filozof, shkruaj romane”. Dhe vepra Pushteti nga zoti Fejziu pёrbёn njё dёshmi pёr gjёndjen njerzore nё tёrёsi, pёr njeriun e vendit tё tij dhe pёrkrahjen qё u jep. Duke qenё edhe vet si gazetar politik dhe shkrimtar,njё dёshmitarё shёmbullor i kohёs tonё. Ai shkruan pёr realen,duke shprehur idenё qё dashuria pёr tё jetuar dhe dёshpёrimi pёr tё jetuar janё tё pandashme dhe vё theksin mbi ndёrgjegjen e tragjiken e natyrёs njerzore,si dhe mbi dёshirёn pёr tё mbajtur sytё celur si ndaj dritёs dhe ndaj errёsirёs apo vdekjes. Romani-ese, qё pёrshkruan dhe mediton autori ka shfrytёzuar nёpёrmjet personazhёve dhe situatave,i tё njёjtёs pёrvojё dhe i tё njёjtit mendim,ku lind ndarja e njeriut tё vdekshёm dhe botёs sё pёrtejshme. Pa qenё kurrsesi njё kanun dёshpёrimi, thekson se lumturia dhe absurdi janё bijё tё tё njёjtёs jetё mbi tokё. Zoti Fejziu nxjerr nё pah nё kёtё vepёr,se njerzit vdesin dhe nuk janё tё lumtur.Siҁ ndodh nё tё vёrtetё me kryevezirin e perandorisё osmane nga Kanina, i cili arriti majat me anё tё pushtetit dhe sё fundi pёrfundoj nё njё hiҁ. Pa mundur t’a pranojё njё gjё tё tillё,autori pёrdor pushtetin e tij absolute qё t’i tregojё shtetёsave tё vet,tё cilёt tё jetojnё dhe tё vdesin me ndёrgjegjen e skandalёve,por ndoshta ёshtё gabim tё them; se ai mohon njerzit dhe ushtron nё kurriz tё tyre lirinё dhe pasionin e tij pёr tё pamundshmen. Autori ёshtё shumё thellё nё brendёsi tё pushtetit,ai e njeh mjaftё mirё enigmёn shtetёrore.Duke qenё gazetarё politik dhe afёr mejdiseve publike ai njeh mё sё miri luftёn e ashpёr politike. Zoti Fejzu ёshtё pёr njё gazetari dhe pёr opionone tё qarta dhe burrёrore, me gjuhё tё respektueshme, pёr njё shtyp plot energji dhe jo plot urrejtje, plot objektivitet krenar dhe jo plot mediokritet. Ai ka ngritur njё studio angazhuese kritike,pa retorika dhe plot njerёzi,ku politika tё mos dalё mbi moralin dhe as ky i fundit tё bjerё nё moralizёm. Ai nderon tё gjithё ata qё pёrballen me realitetin,mёshiron kёtё realitet politik dhe historik,ku fatkeqёsisht ёshtё i detyruar tё pranojё e tё gёlltisё deformimet e kёtij pushteti.Ai bёn njё luftё politike kolektive pёr tё treguar se njeriu nuk ёshtё njё ide dhe se tek ai ka mё shumё gjёra pёr t’u adhuruar sesa pёr t’u pёrbuzur. Me njё fjalё; dёshmon pёr revoltёn e njeriut dhe pёr luftёn e tij kundёr terrorit politik, korrupsionit,narkormanёve, trafiqeve dhe crregullimёve tё cёshtjeve sociale. Libri Pushteti ёshtё njё tablo e orgjinalitetit i mendimit dhe i hulumitimit qё ai bёn rreth revoltёs tё jashtёme dhe tё brendёshme,qёndron nё atё qё autori nuk e ndan botkuptimin metafizik tё njeriut kundёr gjёndjes sё tij,nga ngjarjet historike, pra njё vazhdim logjik. Mundohet tё kapё gjithcka flitet pёr fuksionarёt shqiptarё para njёqind viteve; mёritё, lidhjet, preferencat. Aq sa kёto u kthyen nё mani dhe histeri pёr jetёn luksoze tё Stambollit,duke harruar baltrat e paemёrta, hapsirat moҁalore qё shtriheshin nёn kёmbёt e kёshtjellave nё vendin e tyre.Ai vend ku lindёn,jetuan fёmijёrinё,por,qё atyre u sillte trishtim,ndrydhje,ku mplakeshin dhe trasformoheshin me mjerin e tyre. Histeri!? Histeri ishte e kundёrta. Ata iknin dhe hynin nё atё botё duke e paguar shtrenjtё.Paralel me ngjitjen,karriera e tyre ishte e akullt e frikshme.Sa mё shumё u rritej pushteti, pёrgjegjёsia, privilegjet, pasuria, aq mё shumё u rritej edhe ndёshkimi dhe dhuna qё duhej tё ushtronin.Kishte edhe tё tjerё shqiptarё,kryeneҁё,qё nuk pёrqaseshin me idetё karieriste. Kёta irredentistё qё kёrkonin pavarsinё e shqipёrisё, qё shumё tё tjerё s’e kuptonin. Kёta tё fundit mendonin se pushteti u jep fuqi dhe pasuri dhe,qё nuk besonin se kёto gjёra mund ti krijonin nё vendlindjen e tyre,por kurrё fundit nuk i dihej. Ata ishin kanidatё tё radhёs qё prisnin vdekjen,por qё kishin vdekur nё momentin e ngjitjes dhe qё ishin vёrtitur nё botёn e zinxhirёve edhe tё vdekjes. Ky libёr s’ka emra personazhesh, ka tё tjerё qё njohim aty,Shefin,Drejtorin,Deputetin apo Kryeministrin. Padyshim qё tё gjithё kёta bashkё do tё gjejnё diҁka nga vetja. Njё pasqyrё qё u tregon ashtu siҁ janё realisht, packa se ngjarjet ndoshin shumё vite mё parё. Libri ёshtё njё miksim i letёrsisё me element tё esesё.Njё temё e lashtё sa njerzimi,raporti i njeriut me pushtetin,qё vazhdon edhe nё ditёt e sotme modern.