Home Bota Punonjësja e ambasadës britanike përdhunohet dhe vritet nga një shofer taksie

Punonjësja e ambasadës britanike përdhunohet dhe vritet nga një shofer taksie

Një punonjëse e ambasadës britanike, Rebecca Dykes, 30-vjeç u përdhunua dhe u vra brutalisht nga një shofer i kompanisë Uber, Tariq Houshieh pas një feste vajzash në kryeqytetin e Libanit, Beirut në dhjetor të vitit 2017. Trupi i 30-vjeçares është gjetur i braktisur në rrugë, ku sipas raportimit të hetimeve policore, ajo ishte mbytur nga taksisti melidhësen e një kapuçi. Trupi i saj është gjetur dy ditë më vonë më 16 dhjetor të vitit 2017.

Ai do të dënohet me vdekje në vitin 2019 për atë që gjyqtari i çështjes e përshkroi si një ‘veprim të paramenduar dhe të qëllimshëm’, por tashmë një hetim për vdekjen e saj, u hap në Londër këtë javë, të cilët thanë se vrasësi dhe avokatët e tij po bëjnë çdo gjë për të zbutur dënimin që ai ka marrë nga gjykata. Vrasësi Houshieh, i gjurmuar prej kamerave të sigurisë, punonte si taksist megjithse kishte dënime të mëparshme për kërcënime e vjedhje, raporton dailymail.co.uk. Vrasësi po lufton kundër dënimit me vdekje që i është dhënë, siç jepet zakonisht në Liban për vrasje të tilla të rënduara. Libani nuk ka kryer ekzekutime prej vitit 2004, sipas të dhënave të Human Rights Watch.