Home Kulture Punimet pranë një shkolle në Durrës, nxjerrin në dritë artefakte të lashta

Punimet pranë një shkolle në Durrës, nxjerrin në dritë artefakte të lashta

Zbulime të mahnitshme arkeologjike janë bërë në kantierin e shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës. Këto zbulime arkeologjike vijnë si pjesë e programit EU4Schools.

Arkeologët zbuluan struktura dhe artefakte të lashta, duke i shtuar njohuri të vlefshme historisë së qytetit.

Misioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në një postim në rrjetet sociale, thekson se, këto gjetje shërbejnë si rikujtesë e rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Programi EU4Schools po rindërton shkollat dhe kopshtet në zonat e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

Gjatë kësaj pune, në Durrës, ekspertët kanë hasur dhe në befasi të tilla, ku e tashmja takon lashtësinë.

Financuar nga BE-ja, me një buxhet prej €75 milion, dhe zbatuar nga UNDP, programi EU4Schools synon të përmirësojë cilësinë e arsimit për rreth 24,500 fëmijë dhe nxënës shqiptarë duke rindërtuar ose riparuar 63 objekte arsimore.

Previous articleRikthehet klasikja evropiane, 20 tituj të Champions League zbresin në fushë që në 1/8 finale
Next article“Janë të dhëna shumë sensitive që kanë dalë”/ Hakerat publikojnë komunikimet e Metës në Presidencë, profesori i kriminologjisë zbardh detajet: Ja si u sulmua sistemi