Home Ekonomia Punimet në aeroportin e Rinasit, ministrja: Çdo pasagjer të mos presë më...

Punimet në aeroportin e Rinasit, ministrja: Çdo pasagjer të mos presë më shumë se 10 minuta!

“Pritje jo më shumë se 10 minuta”. Ky është kriteri që është vendosur në aeroportin e Rinasit ku ka fluks pasagjerësh për shkak të sezonit veror, por edhe prej heqjes së kufizimeve prej pandemisë së Covid-19. Ministrja e Instrastrukturës, Belinda Balluku shtoi se jemi në moment piku dhe inspektoi punimet e terminalit të ri. Ajo shtoi se ka nisur puna vetëm me ashensorët, ndërsa po presin shkallët lëvizëse që janë vonuar për shkak të pandemisë.

Qëllimi i terminalit të ri është që të përballohet i gjithë fluksi i pasagjerëve dhe të shmanget trafiku apo radhët e gjata deri në 2-3 orë. Ndër të tjera, Balluku tha se kanë dëgjuar nga investitori që terminali mund të përfundojë brenda muajit korrik, që e cilëson deklaratë shumë ambicioze.

Kemi një pjesë tjetër të ndërtuar në aeroportin e Rinasit gjatë javëve të fundit për të shtuar kapacitetet përpunuese për të gjithë qytetarët duke qenë se jemi në periudhë piku, është periudhë ku fluturimet janë shtuar disa fish dhe nuk kemi vetëm pasagjerë shqiptarë, por edhe të huaj që vizitojnë vendin tonë gjatë periudhës së verës si turistë.

Ne po mundohemi të marrim të gjithë masat për të lehtësuar sa më shumë lëvizjen e pasagjerëve por edhe për të qenë konform me të gjithë kërkesat dhe rregulloret e BE sa i përket kohës së përpunimit. Ne të gjithë na duhet të udhëtojmë këto kohë, qoftë prej detyrës dhe e shohim se si është situata në botë me trafik të shtuar dhe radhë të gjata deri 2-3 orë.

Sot teksa diskutoja me drejtorin e aeroportit, po flisnim se sipas një të dhëne që ka pasur në takimin e fundit të bërë në Romë për aeroportin, disa më të mëdha se i Amsterdamit kanë qenë të detyruar të ulin numrin e pasagjerëve dhe fluturimeve sepse nuk po e përballojnë dot prej mungesës së punonjësve.

Viti 2022 është vit që padyshim ka pasur sfida sa i përket aviacionit dhe jemi munduar që t’i zgjidhim ato. Të gjithë pasagjerët kalojnë në pikat e reja të kontrollit të kufirit dhe nga ç’kam të dhënat, kemi arritur që të mbajmë kohët e duhura. Sot, synimi është të përpunohen 1246 pasagjerë për orë, secili të marrë kohë 7 minuta përpunimi dhe koha e pritjes të çdo pasagjeri të mos jetë më e gjatë se 10 minuta. Këto kritere i kemi arritur”, tha Balluku.