Këngëtarja me origjinë shqipëtare Bebe Rexha ka publikuar së fundmi këngën e saj të re, “Satellite” në bashkëpunim me Snoop Dog. Fansat mezi e kanë pritur këtë projekt, por si duket babai i këngëtares nuk ka reaguar aq mirë, pasi në një moment të klipit Rexha shihet duke tymosur marijuanë me reperin legjendar.
Këngëtarja ka treguar reagimin e të atit, i cili duket se është habitur nga veprimi i vajzës së tij në klip, shkruajnë mediat e huaja.
“Babai im më thirri dhe më tha: “Çfarë po bën? Pse po pi duhan në internet? A je e çmendur?”, thotë ajo. “Unë thashë: “Babi, është Snoop Dogg. Nëse pi duhan me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg.”
Në klip këngëtarja shihet duke tymosur marjuanë me reperin teksa këndon: “Mbrëmë u ngjita më lart se sateliti. Mora një biletë me një drejtim. Është një mision me një njeri në parajsë.”
Rexha ka treguar se marihuana në fakt luajti një rol të madh në procesin krijues të këngës dhe videos, pasi si ajo edhe Snoop Dog kërkonin që klipi ti afrohej sa më shumë realitetit. Kënga “Satellite” do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të Bebe, i cili do të publikohet javën e ardhshme dhe Snoop nuk është ikona e vetme e paraqitur në projekt.