Janë publikuar pamjet e aksidentit të regjistruar paraditen e sotme në zonën e Shallvareve në Tiranë, ku u përplas një urban linje me 11 automjete të tjra dhe mbetën të plagosur 9 persona.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, një automjet i pret rrugën autobusit të Unazës në momentin kur ai niset nga stacioni dhe pas përplasjes mes tyre, përplasen dhe me automjetet e tjera.
Në stacionin e autobusit ka disa qytetarë që mbeten të dëmtuar, ndërsa njerëzit e tjerë shihen teksa vrapojnë të frikësuar.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.