Home LifeStyle Publikohet video që po ‘thyen’ rrjetin/ Kozma Dushi bie pre e kamerës...

Publikohet video që po ‘thyen’ rrjetin/ Kozma Dushi bie pre e kamerës së fshehtë dhe ‘ngre të vdekurin’ nga arkivoli: Eja o shoku ynë!

Këtë herë në kurthin e “Piranjave” këtë javë ka rënë këngëtari legjendar Kozma Dushi, i cili përveç zërit melodioz mbart mbi vete dhe mallkimin e famshëm, atë të vendit të dytë në festivale.

Këtë herë agjentët e “Piranjave” shpikën një histori aspak të zakontë, pasi një burrë në moshë i cili ndodhet në çastet e fundit të jetës shpreh dëshirën të takojë Kozma Dushin, i njohur ndryshe si Komi.

Pasi djali i të sëmurit e telefonin dhe i sqaron situatën, Komi, nuk heziton aspak të takojë fansin e tij në “shtratin e vdekjes”.

Sapo takohen pacienti i lë amanetin e tij të fundit Komit, duke i kërkuar që ditën që do të vdesë këngëtari i njohur t’i këndojë këngën “Eja o shoku ynë”, dhe sapo lë amanetin “ndërron” jetë.

Këngëtari Kozma Dushi aq i dashur për publikun shfaq dhe anën e tij njerëzore por dhe besnikërinë ndaj fansit, duke shkuar në banesë dhe të këndojë këngën mbi arkmort, duke bërë mrekullinë dhe rikthen në jetë të vdekurin.