Home Kosova Publikohen pamjet nga takimi i Kurtit me diplomatët evropianë

Publikohen pamjet nga takimi i Kurtit me diplomatët evropianë

Sapo ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit.

Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, mes Kurtit dhe Vuçiçit në muajin shkurt.

Previous articleKush është komisionerja që thur me shtiza në… Parlamentin Evropian?!
Next articlePulisic “presion” Interit: Ëndërroj gol në derbi