Home Sport Publikohen pamjet, goli i De Bruyne tërbon spanjollët, duhej anuluar

Publikohen pamjet, goli i De Bruyne tërbon spanjollët, duhej anuluar

Në “Bernabeu” u zhvillua një sfidë emocionuese, e vendosur nga dy super gola të Vinicius Jr dhe De Bruyne. Goli i mesfushorit belg, në minutën e 67-të, ka sjell shumë polemika pas ndeshjes, teksa video të ndryshme tregojnë se goli duhej anuluar pasi topi kaloi vijën anësore gjatë këtij aksioni.

Carlo Ancelotti ishte shumë pranë ku topi i kapur nga Bernardo Silva kaloi vijën, italiani protestoi për këtë episod çka solli më pas dhe ndëshkimin me karton të verdhë.

VAR nuk ndërhyri në asnjë moment, nuk e mori fare në konsideratë, duke bërë që mediat, por dhe personazhe të futbollit botëror të dilnin kundër gjyqtarit të takimit. Në fakt, nga planet e publikuara duke qartë që topi e ka kaluar plotësisht vijën anësore.

Previous articleShkupi shqyrton bllokimin e TikTok-ut, konsultime me ekspertë
Next articleNostalgjikë politikë të Tiranës së vjetër (replikë me një ‘tiranas’ të dëshpëruar…)