Home Kronika Publikohen emrat e çiftit shqiptar që u vra në Itali, autori i...

Publikohen emrat e çiftit shqiptar që u vra në Itali, autori i krimit vret veten

Mediat italiane kanë publikuar emrat e çiftit shqiptar që u vra mbrëmjen e djeshme brenda banesës së tyrë në Venecia të Italisë.

TG.COM shkruan se viktimat janë identifikuar si Mynevere Karabollaj 37 vjeç dhe Flonino Mërkuri 24 vjeç.

Sakaq edhe autori i dyshuar i krimit të dyfishtë ish-bashkëshorti i 37-vjeçares është gjetur i vdekur brenda një kasolleje në zonën e Venedikut. Mendohet se ai është vetëvrarë pasi vrau Menevere Karabollajn dhe Flonino Mërkurin.

Trupat e pajetë u gjetën nga karabinierët rreth orës 22:00 të së dielës në Venecia pasi vajza e gruas njoftoi policinë se nuk mund të kontaktonte nënën e saj.

Fillimisht u mendua për një rast vrasje-vetëvrasje, por gjatë hetimeve në vendngjarje u zbulua se ishte një person i tretë që kishte kryer vrasjen e dyfishtë.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë gjetur një armë zjarri dhe një thikë. Sipas mediave italiane të dy bashkëjetuesit ishin vrarë me thikë.

Previous articleShirat e dendur/ KESH: Përmirësim i situatës në Kaskadën e Drinit! Plotësohen kërkesat e OSHE për furnizim me drita për vendin
Next articleKreu i FRPD-së si Rama: Jam tifoz i Juves dhe kam frikë të ngas makinë