Home Aktualitet Pse SPAK-u nuk e heton dot 21 janarin? Avokati i njohur zbardh...

Pse SPAK-u nuk e heton dot 21 janarin? Avokati i njohur zbardh arsyet e forta

Avokati Dorian Matlija thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk mund ta hetojë 21 janarin, edhe pas publikimit të një audiopërgjimi, ku ish-komandanti i gardës, Ndrea Prendi komunikonte dhe i jepte urdhra vartësve të tij.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Matlija u shpreh se edhe nëse kjo do të merrej si provë, hetimi do të përfshinte sërish gardën dhe jo zyrtarë shtetërore.

Sipas tij, kompetencën për këtë çështje, e ka Prokuroria e Tiranës, e cila aktualisht e ka në dorë dosjen.

“Sigurisht që ka mundësi, por çështja është sa sens ka ky lloj kallëzimi. Kallëzim mund të bëjë kushdo për çfarëdo lloj gjëje, por në rastin konkret, SPAK-u heton dhe gjykon ato vepra penale që lidhen me krimin e organizuar ose veprat penale që kryehn nga zyrtarë të lartë të shtetit.

Nëse do ishte ministri i Brendshëm i përfshirë dhe ka prova, do ishte për SPAK, nëse kryeministri ka prova, do ishte për SPAK. Nuk ka as indicie që të çojë te këta zyrtarë të lartë. Kë do kallëzojë? Për çfarë? Për vrasje, nga kush? Vrasjet i ka bërë garda, kjo dihet, janë me emra personat. Nuk janë zyrtarë të atij niveli që i heton dhe gjykon SPAK-u, nuk ka lidhje,”, theksoi ai.

Previous articleRonaldo debuton me Al Nassr, pritje madhështore në Ligën Saudite
Next articleRa nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 80-vjeçari në Tiranë