Ndërkohë që Saudia dhe Emiratet kanë nisur të shtrëngojnë dorën në ndihmën e Egjiptit, Tunizisë dhe vendeve të tjera arabe, për shkak të korrupsionit në këto vende, të dy këto mbretëri të pasura në naftë, e kanë liruar dorën dhe kasafortën kur bëhet fjalë për Turqinë. Kjo sidomos në ditët e fundit.
Edhe pse ka patur mosmarrëveshje mes sauditëve dhe emiratasve nga njëra anë dhe turqve nga ana tjetër, përsëri krizat politike nuk i kanë shkatërruar plotësisht urat e bashkëpunimit. Interesat e përbashkëta mes vendeve, kanë triumfuar shpeshherë ndaj problemeve politike. Kështu pamë në vitin e kaluar shkëmbimin e vizitave mes këtyre tre vendeve me rëndësi të pakontestueshme me botën islame.
Në katastrofën e shekullit që goditi Turqinë, Saudia dhe Emiratet do vinin menjëherë pas Katarit në treshen e parë të vendeve që kontribuuan për ndihmën që sollën në Turqi ku përkatësisht Saudia me 11 miliardë USD dhe Emiratet me 8 miliardë USD, krahas urave ajrore të ndihmave që dhanë për Turqinë në ndihmë të përballimit të katastrofës që ra në fillim të shkurtit 2023.
Por nuk do të mbetet me kaq. Saudia depoziton në Bankën Qëndrore Turke 5 miliardë USD të tjera pa asnjë kusht dhe jo në formë borxhi, por në formë zhvillimi ekonomik për Turqinë.
Po kështu edhe Emiratet bënë marrveshje tregtare dhjetëra miliardëshe me qeverinë turke për ta çuar bashkëpunimin tregtar në 25 miliardë USD.
Pse këto kapitale gjigante derdhen tani në Turqi, kur ka më pak se dy muaj për zgjedhjet vendimtare në këtë vend?
A janë këto para në ndihmë të fitores së Erdoğan? Nëse po, pse sauditet dhe emiratasit kanë nevojë të fitojë Erdoğan dhe jo opozita?
Përgjigja e këtyre pyetjeve është në faktin se:
Si përfundim, sauditët dhe emiratasit krahas Katarit shohin se Turqia e Erdoğan është më afër dhe më garantuese për sigurinë e tyre sesa opozita laike, aleate me armiqtë shekullorë të arabëve, shiitët iranianë dhe ata të Asadit.
E sigurisht, ekuilibrat që Turqia po i ruan sot, mund të prishen nesër në marrëdhëniet e botës Islame me Perëndimin dhe Lindjen dhe kjo nuk do jetë hiç fare në dobi të Saudisë, Emirateve dhe sigurisht as Turqisë.
Për këtë arsye, më mirë një konkurrent me parime si Erdoğan, sesa një armik të hapur dhe i menaxhuar nga jashtë si Kiliçdaroglu.