Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është pyetur ditën e sotme në lidhje me zvarritjen e procesit të integrimit të Shqipërisë, e cila po “mbahet peng” nga Maqedonia e Veriut. Michel u shpreh se mbështet maksimalisht integrimin e Shqipërisë në BE.
Pyetja: Pse harxhoni kaq shumë energji për mekanizma të reja? Pse mbahet peng Shqipëria nga Maqedonia e veriut, apo ngaqë vite më parë Maqedonia e Veriut u mbajt peng nga Shqipëria?
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel: Keni të drejtë, për këtë thashë se objektivi kryesor që kam unë është që të japë mundësi për integrimin, duhen zgjidhur mosmarrëveshjet, duhet marrë një vendim i përbashkët, por kjo çështje duhet vënë në tryezë, unë mora iniciativën që të vijnë në takimin e qershorit, mbështetuni te unë që të kalohen këto probleme. Është e rëndësishme që të mos presim përfundimin por të nisim punën, duhet që të bashkëpunoni se si të trajtojmë sfidat, ne duhet të bisedojmë me miqtë tane, e jo të gjejmë justifikime por të gjejmë një shtysë pune. Para disa muajsh ne ishim në Suedi, dhe po flisnim, kryeministri me tha se sa e rëndësishme është që të përfshijmë dhe udhëheqësit, e ndajmë këtë mendim me të. Ne kemi dhe idenë e këtij koncepti, e anëtarëve të asociar, është një qasje e përafërt, duhet të njihemi më mirë të kuptojmë më mirë se si të kujdesemi për njëri tjetrin. Unë e ritheksova mbështetjen time personale për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin.