Home Editorial Pse PD-ja nuk mund t’i fitojë zgjedhjet në Durrës

Pse PD-ja nuk mund t’i fitojë zgjedhjet në Durrës

turiNga Artur Llana / Një njeri që e ka përjetuar ecurinë e PD-së në këta 22 vite formim dhe aq më shumë me pjesmarrje në fushata elektorale e kupton më shumë se çdokush se në çfarë krize morale po dhe material është futur kjo parti në Durrës. I përdora këto dy terma duke ju referuar një takimi që ka bërë një i presupozuar kandidat me shkrimtarët ku nga 22 të pranishëm edhe ajo që ka tentuar të thotë që jam me PD-në e ka shprehur se “ishte PD-iste”. Kjo në një farë mase tregon edhe krizën morale po dhe materiale. Morale se në një takim artistësh dhe shkrimtarësh ku besoj nuk janë thërritur për të firmosur peticionin nuk ka përse të jesh me “iste”në fund. Ata aty të gjithë kanëqen me “istë” në fund pasi edhe fjala komunist, apo socialist ashtu mbaron për meritë të gjuhës shqipe. Edhe pse e nisa nga ata që duhet të jenë ajka e intelektualëve po që në fakt takimin e kanë bërë në kushte të rritjes së kungullit, apo kastravecit i cili me gjithë çmimin e lartë, nuk e justifikon “plastmasin” intelektual, ky është një detaj për krizën morale dhe material që e ka përfshirë PD-në. Po e nis nga ajo morale pasi kurrë në këta vite një përfaqësues që i ka shërbyer Berishës dhe vazhdon të jetë pranë tij, të marrë guximin për t’u bërë një kungull politik. Moralisht PD-ja të paktën në Durrës po tregon se nuk ka kujt t’i drejtohet tjetër përveç se ca militantëve që ose nuk ja japin votën se nuk kanë marrë sponsorizim, ose ia japin votën pa e ditur se nuk do të jenë në punë në shtator. Kurajo këtu është intelektuale, po i takon atij që e ka dërguar partia. Moralisht në Durrës PD-ja nuk ka asnjë shtrese se kujt t’i drejtohet dhe pse për hatër të pushtetit dhe një “xhentilese” shqiptare do ta presin të gjithë. Ajo nuk i drejtohet as biznesit i cili çdo ditë e më shumë po falimenton, as tregut ku sot në Durrës ka arritur rekordi i shitjes së trangullit duke kapur një kilogram mish gici para katër vitesh, po aq më shumë as atyre që vetë i ka punësuar pasi i ka lënë pa paga, i ka hequr nga puna, i ka ndërruar drejtor, i ka zëvendësuar le “lista”. Moralisht PD-ja nuk ka pse të trokasë në dyer. Ajo mund të trokasë në dyert e administratës pasi vetëm ata ende i gënjen mendja se do të fitojnë, ose më saktë do të mbajnë vendin e punës. Materialisht, PD-ja është në krizën më të madhe që ka pasur ndonjëherë përsa i përket figurave. Për herë të parë në Durrës nën siglën e PD-së po kërkohen figura që kanë ardhur nga rruga, dashnore drejtorësh, deputetësh, po edhe hajdutë dhe menaxherë tenderash. Kurrë më shumë se këtë radhë PD-ja nuk ka figura në Durrës për t’i shërbyer. Ajo këtë radhë për çudi po i kërkon njerëzit pikërisht atje ku i larguar njëherë për të mos i irituar durrsakët. Për herë të parë në këtë qytet emir i Goresë po përmendet si kandidat në një listë të sigurtë. Ai është prova më e keqe e materiales që ka PD-ja. Ai është njeriu i cili e ka urryer Berishën, është njeriu që e ka mashtruar Berishën, është njeriu që ka vjedhur në emër të Berishës. Ai është njeriu i cili shpreson te Berisha duke parë se ky i fundit ka përfunduar moralisht dhe materialisht te produkti Kile. Unë nuk kam asgjë personale me këtë njeri. E vetmja gjë që kam është se ai njeri shtiret për PD-në, mallkon këtë të fundit kur nuk është në pushtet dhe heq brekët kur ajo i ofron një post. Nuk mund të ketë një turp më të madh se sa kandidimi i Goresë në Durrës, aq më shumë që ai mund të mbyllë listën e PD-së kudo që të jetë. Po ka dhe një argument tjetër që e bën të vështirë listimin e Goresë. Është vetë ky i fundit. Sapo është përmendur emri i tij në listë qytetarët durrsakë kanë nisur reagimin. E kanë nisur pa e ditur se është apo jo . Thjeshtë e kanë nisur si tregues i krizës që e ka përfshirë këtë parti duke i servirur njerëzve emra si Ndreu, Teliti, Xhaferri, dhe Gorea, për të mos vazhduar më gjatë. Personalisht për mua Gorea duhet të jetë në Durrës. Duhet të jetë për t’i treguar PD-së se çfarë drejtuesish ka marrë nga Durrësi dhe çfarë po i kthejnë ata Durrësit. Ai ka vetëm një favor se drejtuesit e Durrësit nuk kanë qenë kurrë me PD, dhe ata që ishin i kanë hequr për hatër të Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit. Ata vijnë nga Tirana pasi i kanë përzënë njëherë dhe me lekë dhe kurvëlliqe politike kanë zënë vend atje. Tani që morali i tyre nuk ka përfaqësim në Tiranë ata vijnë aty ku e kanë lënë shterpë vendin, jo pa kurva politike, thjeshtë pa përfaqësues politikë. Ata janë shembulli se si Durrësi i vlerëson njerëzit dhe si ata e përfaqësojnë elektoratin.

Previous articleSharlatanizmi intelektual dhe patriotik
Next articleRikthehet skandali i pronave në Durrës