Home Editorial Pse PD i fitoi zgjedhjet drithëruese të 22 Marsit 1992?!

Pse PD i fitoi zgjedhjet drithëruese të 22 Marsit 1992?!

Nga Albert Z. ZHOLI

-Në këto zgjedhje një parti politike fitoi një mandat qeverisës me më shumë se 1 milionë vota ku bashkë me aleatët që iu bashkuan qeverisjes, mbështetja elektorale i kalonte 1.2 milionë vota.
Në mars të 1991-it u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste. Këto zgjedhje parlamentare u dekretuan nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Pas zgjedhjeve, u krijua qeveria afatshkurtër Nano. Vrasja e katër demonstruesve në Shkodër dhe plagosja e dhjetëra të tjerëve, pasoi në greva të përgjithshme të Sindikatave të Pavarura (BSPSH), që filluan më 15 maj 1991 dhe shkuan deri në grevë urie. Mbledhja e 3 qershorit të 1991-it do të shënonte ardhjen në pushtet të një qeverie koalicioni. Pas ditësh bisedime, partitë politike vendosën që qeveria të jepte dorëheqjen, duke i kërkuar Presidentit të Republikës emërimin e një kryeministri të ri nga Partia e Punës. Ndërsa zgjedhjet e reja do të kryheshin në periudhën maj–qershor 1992, anëtarët e qeverisë duhej të shkëputeshin nga partitë e tyre dhe të mos formonin parti të reja politike .

Çfarë rezervuan zgjedhjet e parakohshme?

22 Marsi i 1992-it do të mbahet mend gjatë në radhët e Partisë Demokratike (PD). Pas 48 vjetësh dominim të Partisë së Punës, PD-ja arriti të kryesonte në zgjedhjet e parakohshme. Ajo fitoi shumicën absolute të vendeve në parlament. Në këto zgjedhje, Partia Demokratike nuk garoi e vetme, por duke krijuar një koalicion me Partinë Republikane dhe Partinë Social Demokrate. Zgjedhjet u fituan bindshëm nga Partia Demokratike me 62.08% të votave (92 vende). Partia Socialiste arriti vetëm 25.70% (38 vende), Partia Social Demokrate 4.30% (7 vende). Ky moment ishte historik për Shqipërinë. Partia e Punës nuk do të ishte më në krye të qeverisjes së vendit. Partia Demokratike, si forcë e parë, ndryshoi kursin e politikës. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së në atë kohë, Partia Demokratike mori 1,046,193 vota, ose 57%, e përkthyer kjo në 92 mandate deputetësh. Nga ana tjetër Partia Socialiste edhe pse ishte organizatorja dhe kishte në dorë të gjithë instrumentet e pushtetit, veçanërisht policinë dhe strukturat aktive të ish-Sigurimit të Shtetit që kanë bërë presion të jashtëzakonshëm mbi votuesit, mori më pak se gjysmën e votave të PD-së; 433,602, ose 23.7% të votave në total të përkthyera këto, në 38 deputetë.

Vetëm për dy vota PD-ja nuk arriti të kontrollojë dy të tretat e parlamentit, prag ky që i duhej domosdoshmërisht për të ndërmarrë reformat jetike kushtetuese dhe institucionale, që do ta fusnin vendin në rrugën e demokracive europiane. Pikërisht për këtë Partia Demokratike u detyrua të lidhë marrëveshje koalicioni me Partinë Socialdemokrate të Skënder Gjinushit, të cilit i dha Ministrinë e Kulturës dhe disa poste të niveleve të dyta në administratë. Por vetëm pas dy vitesh, në 1994, PSD që kishte 7 deputetë do të kthehej në shtratin e saj të ish-partisë së Punës, duke braktisur koalicionin me rastin e miratimit të kushtetutës së re. Pas votimeve të 22 marsit 1992, themeluesi dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u zgjodh President i Republikës, kurse kryeministër Aleksandër Meksi. Po ky parlament zgjodhi në krye të tij një ikonë të përndjekjes komuniste, Pjetër Arbnorin. Ajo që ndodhi në zgjedhjet e 22 qershorit të vitit 1992, nuk kishte të bënte vetëm me fitoren e një partie, që kishte dalë nga protestat e studentëve. Protagonistë të kësaj fitoreje historike, që ngriti siparin për historinë e re demokratike të vendit ishin të gjithë qytetarët, të etur për rrugëtimin drejt Europës, madje edhe ish-anëtarët e Partisë së Punës.

Parlamenti i dalë nga këto zgjedhje historike, ashtu si edhe sot kishte 140 deputetë, 100 u zgjodhën direkt nga populli, ndërsa 40 të tjerët nga lista e proporcionalit kombëtar të korrektuar.

Entuziazëm në “shtëpinë e PD-së”

Në mëngjesin e 23 marsit 1992, situata në selinë e PD-së ishte tejet entuziaste. Mbështetësit e kësaj partie u drejtuan në sheshin “Skënderbej” në një miting spontan. Në mbrëmje, Ambasada Amerikane organizoi një koktej, ku për herë të parë kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë shtypi prezantoi programin e tij. Ajo që ndodhi në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, nuk kishte të bënte vetëm me fitoren e një partie që kishte dalë nga protestat e studentëve. Protagonistë të kësaj fitoreje historike që ngriti siparin për historinë e re demokratike të vendit ishin të gjithë qytetarët, të etur për rrugëtimin drejt Europës, madje edhe ish-anëtarët e Partisë së Punës. Parlamenti i dalë nga këto zgjedhje historike, ashtu si edhe sot kishte 140 deputetë, ku 100 u zgjodhën direkt nga populli, ndërsa 40 të tjerë nga lista e proporcionalit kombëtar të korrektuar.

Por..E habitur nga dalja në opozitë pas 47 vitesh, PS si trashëgimtarja e PPSH, e pranoi disfatën dhe përmes organit të saj zyrtar “Zëri i Popullit” e uroi PD për fitoren:“Populli verdiktin e dha, PD përballë provës historike për të përmbushur ato shpresa dhe ato premtime, që i dhanë fitoren e bujshme. Do të qëndrojmë në opozitë dhe do të luftojmë për një përfaqësim dinjitoz në Kuvendin Popullor”,– deklaronte kryesia e PS nëpërmjet faqeve të gazetës. Rotacioni paqësor nuk u respektua, pavarësisht disa ankesave nga PS, për presione dhe manipulime nga ana e PD në disa zona zgjedhore. Por shqiptarët ishin të traumatizuar nga kriza e rëndë ekonomiko-sociale nga ku kishin dalë, dhe kishin pak durim për reformat e dhimbshme që kërkonte tranzicioni drejt ekonomisë së tregut. Liberalizimi i çmimit të disa produkteve ushqimore, ngriti në stratosferë çmimet brenda disa javësh, përfshirë dhe atë të bukës, dhe kjo u reflektua vetëm 4 muaj më vonë, kur PD humbi thellë në zgjedhjet lokale të 26 korrikut. Pikërisht këtu nis edhe degradimi i PD si forcë politike.

Si rrodhën ngjarjet në PD më pas?

Zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992, që shënuan fitoren e thellë të Partisë Demokratike dhe ngjitjen e saj të parë në pushtet, cilësohen deri më sot të vetmet zgjedhje të pakontestuara nga humbësi. PD dhe lideri i saj historik, Sali Berisha, i referohej atyre, sa herë që synonte të frymëzonte mbështetësit e së djathtës në prag të proceseve zgjedhore. Megjithatë më shumë sesa një betejë normale politike mes së majtës dhe të djathtës, ato zgjedhje u cilësuan mbi të gjitha si një përplasje përfundimtare mes dy epokave. Në këtë këndvështrim, 22 marsi etiketohet shpesh si një referendum popullor për ndryshimin e sistemi politik, pra një votë masive kundër sistemit të kaluar dhe PPSH (PS) si forca politike përfaqësuese e saj. Ndryshe nga një vit më parë, votës së qyteteve të mëdha iu bashkua shumica e zonave të tjera periferike, dhe për herë të parë e të vetme në këto 28 vjet, një parti politike fitoi një mandat qeverisës me më shumë se 1 milionë vota. Bashkë me aleatët që iu bashkuan qeverisjes, mbështetja elektorale i kalonte 1.2 milionë vota. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së në atë kohë, Partia Demokratike mori saktësisht 1.046.193 vota, ose 57 për qind, e përkthyer në 92 mandate deputetësh. Nga ana tjetër rivalja kryesore, Partia Socialiste edhe pse ishte organizatorja dhe kishte në dorë të gjithë instrumentet e pushtetit, veçanërisht policinë dhe strukturat aktive të ish-Sigurimit të Shtetit, që ushtruan presion mbi votuesit, mori më pak se gjysmën e votave të PD-së; 433.602, ose 23.7 për qind të votave, në total të përkthyera në 38 deputetë. Pas zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u zgjodh President i Republikës, Aleksandër Meksi u bë kryeministër, ndërsa i ashtuquajturi “Mandela i Shqipërisë” për shkak të përndjekjes së gjatë nën regjimin komunist, Pjetër Arbnorin, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. E habitur nga dalja në opozitë pas 47 vitesh, PS si trashëgimtarja e PPSH, e pranoi disfatën dhe përmes organit të saj zyrtar “Zëri i Popullit” e uroi PD për fitoren:“Populli verdiktin e dha, PD përballë provës historike për të përmbushur ato shpresa dhe ato premtime, që i dhanë fitoren e bujshme. Do të qëndrojmë në opozitë dhe do të luftojmë për një përfaqësim dinjitoz në Kuvendin Popullor”,– deklaronte kryesia e PS nëpërmjet faqeve të gazetës. Rotacioni paqësor nuk u respektua, pavarësisht disa ankesave nga PS, për presione dhe manipulime nga ana e PD në disa zona zgjedhore. Por shqiptarët ishin të traumatizuar nga kriza e rëndë ekonomiko-sociale nga ku kishin dalë, dhe kishin pak durim për reformat e dhimbshme, që kërkonte tranzicioni drejt ekonomisë së tregut.

Liberalizimi i çmimit të disa produkteve ushqimore, ngriti në stratosferë çmimet brenda disa javësh, përfshirë dhe atë të bukës, dhe kjo u reflektua vetëm 4 muaj më vonë, kur PD humbi thellë në zgjedhjet lokale të 26 korrikut. Pikërisht këtu nis edhe degradimi i PD si forcë politike.

I tërbuar nga ajo humbje, Sali Berisha, fajësoi për të kundërshtarët e tij në parti Gramoz Pashkon, Neritan Cekën, Arben Imamin, Preç Zogajn etj, të cilët akuzoheshin se nuk ishin angazhuar në fushatë.

Këta të fundit, që prej bashkëqeverisjes së përkohshme së PD me PS në vitin 1991, kishin pasur mendime të ndryshme me atë të kryedemokratit. Madje në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, ata kishin kërkuar zyrtarisht legalizimin e fraksioneve në PD.

Qëndrimi i prerë i forumeve drejtuese të Partisë Demokratike të asaj kohe, do t’i përcaktonte pikërisht ata si “grupin armiqësor”, që do të quheshin pak muaj më pas “mocionistët”, apo “karrige-thyerit” pas largimit përfundimtar nga PD në gushtin e 1992-shit. Nga ai moment, Berisha, që e keqinterpretoi fitoren plebishitare të 22 marsit, si një licencë të përjetshme të qëndrimit në pushtet, nisi që të bëhej gjithnjë e më autoritar. Me projektkushtetutën e vitit 1994, tentoi që të forconte në maksimum kompetencat e veta, por humbi në referendimin popullor. Më pas piramidat, dhuna e vazhdueshme e policisë së SHIK-ut, manipulimi i zgjedhjeve të majit 1996, dhe ngjarjet e 1997, e nxorën PD-në në një opozitë të gjatë dhe të vështirë deri në vitin 2005.

Previous articleKinematografia në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e njohur, ylli i telenovelave të suksesshme
Next articleNdahet nga jeta Kujtim Myshketa